Home / Sport / Valon Behrami kalon tek italianët e Fiorentinës

Valon Behrami kalon tek italianët e Fiorentinës

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, ka arritur një marrëveshje përfundimtare me skuadrën italiane të Fiorentinës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, futbollistit 25-vjecar i kanë mbetur vetëm analizat mjekësore për t’u prezantuar zyrtarisht në klubin e ri. Behrami së fundmi është aktivizuar me anglezët e Uest Hemit, skuadër e cila do të përfitojë 6 milionë euro nga shitja e futbollistit me origjinë nga Kosova.

“Fiorentina ka arritur një marrëveshje me Valon Behramin deri në vitin 2015. Ai do të prezantohet shumë shpejt, pasi ka rënë dakord me kontratën e Fiorentinës”, shkruhet në uebfaqen zyrtare të këtij klubi.

Të interesuara për të marrë shërbimet e Behramit ishin edhe skuadrat e Xhenoas, Sampdorias dhe Lacios. Kohët e fundit u përfol mjaft që futbollisti i kombëtares zvicerane të kalonte në radhët e skuadrës kryeqytetase të Romës.

Valon Behrami, i lindur në Mitrovicë, është një emër i njohur në futbollin italian. Në këtë kampionatit ai ka luajtur prej vitit 2003 deri në vitin 2008. Fillimisht është aktivizuar në radhët e Xhenoas më pas tek Verona, dhe në vitin 2005 kaloi tek Lacio.

Në verën e vitit 2008 ai kaloi në radhët e anglezëve të Uest Hemit, klub me të cilin pati nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Gjatë kësaj kohe ai është shoqëruar nga dëmtime të shumta, çka e kanë detyruar atë të qëndrojë në shumë raste jashtë fushave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *