Home / Sport / Van Bommel shumë pranë Milanit

Van Bommel shumë pranë Milanit

Pas marrjes së hollandezit Urby Emanuelson nga Ajax, një tjetër hollandez, Mark van Bommel, mund të transferohet që sot nga Bayern Munchen tek kuqezinjtë.

Tjetër goditje e Milanit në merkato.

Pas marrjes së hollandezit Urby Emanuelson nga Ajax, një tjetër hollandez, Mark van Bommel, mund të transferohet që sot nga Bayern Munchen tek kuqezinjtë.

Mesfushori hollandez, kapiten i kombëtares së vendit të tij, është në prag të përfundimit të kontratës me klubin gjerman.

Drejtuesit e Milanit, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida, ndodhen në Mynih për të zgjidhur çështjet kontraktuale për marrjen e Van Bommel.

33-vjeçari mund të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Milano.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *