Home / Sport / Van Nistelroi afër rikthimit në Madrid

Van Nistelroi afër rikthimit në Madrid

Sulmuesi holandez i Hamburgut, Rud van Nistelroi thuhet se ka kërkuar nga klubi që të lihet i lirë për tu rikthyer tek Reali i Madridit, pasi dëgjoi se ‘mbretërit’ ishin të interesuar për shërbimet e tij. Reali kërkon një sulmues, pas dëmtimit dhe pauzës së gjatë që e pret Gonzalo Higuainin.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja sportive “Kicker”. Më parë edhe drejtori i përgjithshëm i Realit të Madridit, Horge Valdano, ka konfirmuar se klubi po interesohej për një sulmues gjatë merkatos së janarit.
Pasi dëgjoi se spanjollët dëshirojnë ta kthejnë në Santiago Bernabeu me një kontratë gjashtë-mujore, dhe pasi shikoi mungesën e vullnetit tek gjermanët për këtë lëvizje, Van Nistelroi humbi kontrollin. Holandezi doli jashtë hotelit ku ishte i grumbulluar me Hamburgun the tha se “nëse nuk më lini të kthehem në Madrid, unë kurrë nuk do të kthehem për Hamburgun përsëri”.
Zëdhënësi i skuadrës, Joern Wolf, refuzoi të pohonte ose mohonte se 34-vjecari i ka dhënë ultimatum klubit gjerman.
“Van Nistelroi është në hotel me skuadrën. Trajneri do ta hedhë në fushë kundër Shalkes”, theksoi ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *