Home / Lajme / Rajon / Vdes kosovarja derisa po kalonte ilegalisht kufirin boshnjako-kroat

Vdes kosovarja derisa po kalonte ilegalisht kufirin boshnjako-kroat

25 janar-
Policia boshnjake kantonale ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kanë organizuar trafikimin e shtetases kosovare, të cilët më pas e kanë lënë të vetme në malin e dendur në rajonin kufitar. Burri i viktimës kishte ngelur në anën e kufirit me Bosnjën dhe më pas ishte njohur me tragjedinë.

Një shtetase e Kosovës ka humbur jetën në kufirin midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë si pasojë e motit të ftohtë, derisa po kalonte kufirin ilegalisht.

Gruaja 28 vjeçare nga Kosova së bashku me fëmijën e saj dy vjeçar, ka vdekur nga moti i ftohtë dhe se mjekët kanë konstatuar se temperaturat e ulta kanë shkaktuar vdekjen e saj. Fëmija i saj dy vjeçar ka ngelur i gjallë, i cili më vonë u gjet i gjallë nga policia kufitare kroate, njofton agjencia e lajmeve INA.

Tragjedia është lajmëruar nga vëllai i viktimës, i cili po priste motrën e tij në anën e kufirit të Kroacisë, por pas një vonese të gjatë ai ka lajmëruar autoritetet policore kroate.

Policia boshnjake kantonale ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kanë organizuar trafikimin e shtetases kosovare, të cilët më pas e kanë lënë të vetme në malin e dendur në rajonin kufitar. Burri i viktimës kishte ngelur në anën e kufirit me Bosnjën dhe më pas ishte njohur me tragjedinë.

Me urdhër të gjykatës së Zhupanisë në Gospiq, trupi i pajetë i shtetases kosovare është dërguar për obduksion në spitalin e Karlovacit, ku nuk kanë rezultuar shenja dhune në trupin e pajetë të viktimës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *