Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski i fton partitë politike për dialog

Veljanovski i fton partitë politike për dialog

29 janar-
“Të hënën, në ora 10:00 në takimin e rregullt koordinues, pres të vijnë të gjithë shefat e grupeve parlamentare të opozitës dhe maxhorancës. Dialogu politik i cili zhvillohet në takimet koordinuese është mënyra e vërtetë për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura”, deklaroi , kryeparlamentari Veljanovski.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski të hënën e ardhshme në ora 10 dhjetë, shpreson se do ti takojë shefat e grupeve parlamentare për të diskutuar si zakonisht të gjitha çështjet e hapura të cilat tangojnë demokracinë e vendit.

“Të hënën, në ora 10:00 në takimin e rregullt koordinues, pres të vijnë të gjithë shefat e grupeve parlamentare të opozitës dhe maxhorancës. Dialogu politik i cili zhvillohet në takimet koordinuese është mënyra e vërtetë për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura”, deklaroi , kryeparlamentari Veljanovski.

Ai tha se, është i gatshëm që ti hap të gjitha çështjet e hapura të cilat nga opozita janë detektuar si problematike për kapacitetin demokratik të vetë parlamentit dhe cilit do institucion, e në veçanti për lirinë e medieve.

Sipas tij, bojkoti nuk është mënyrë përmes të cilës duhet të bojkotohen institucionet.

Ndërkohë, siç mëson televizioni Koha, partitë opozitare kanë vendosur që të vazhdojnë të mos marrin pjesë në takimet koordinuese midis shefave të grupeve parlamentare dhe kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *