Home / Lajme / Maqedoni / Veteranët e UÇK-së gati për nënshkrimet kundër Martyt

Veteranët e UÇK-së gati për nënshkrimet kundër Martyt

5 janar-
”Ne jemi në pritje të konfirmimit të tyre dhe përcjelljes së iniciativës këndej dhe me plot dëshirë dhe vullnet do e përkrahim këtë që , e përkrahim edhe deklarativisht sic edhe kemi reaguar bashkërisht ndaj deklaratave të Dick Martit, dhe kemi thënë se ata janë tendencioze dhe sigurisht janë deklarata të paguara .Keqardhja është se ai vin nga një institucion Zviceran sepse Zvicra si shtet gjithmonë I ka mbështetur shqiptarët iu është gjendur dhe I ka ndihmuar në luftën e tyre për çlirim”, tha Besim Hoda, kryetar I OVLUÇK-së

Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së në Maqedoni do të solidarizohen me grumbullimin e nënshkrimeve kundër raportuesit të KE-së, Dick Marty.

Njoftimi për këtë aktivitet u bë i ditur të martën nga kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por sot vetë krerët e këtyre shoqatave në Maqedoni kanë theksuar se janë gati për të nisur aksionin e grumbullimit të nënshkrimeve.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot kanë njoftuar sot se janë në koordinim me shoqatën simotër në Prishtinë dhe së shpejti do të nisin aktivitetin edhe në Maqedoni.

Kreu i OVLUÇK-së në Maqedoni Besim Hoda është shprehur se do të përkrahet kjo nismë por pritet konfirmimi nga shoqatat simotra nga Kosova.

”Ne jemi në pritje të konfirmimit të tyre dhe përcjelljes së iniciativës këndej dhe me plot dëshirë dhe vullnet do e përkrahim këtë që , e përkrahim edhe deklarativisht sic edhe kemi reaguar bashkërisht ndaj deklaratave të Dick Martit, dhe kemi thënë se ata janë tendencioze dhe sigurisht janë deklarata të paguara .Keqardhja është se ai vin nga një institucion Zviceran sepse Zvicra si shtet gjithmonë I ka mbështetur shqiptarët iu është gjendur dhe I ka ndihmuar në luftën e tyre për çlirim”, tha Besim Hoda, kryetar I OVLUÇK-së

Grumbullimi i nënshkrimeve në Maqedoni pritet të ketë jehonë të madhe për shkak të debateve dhe reagimeve të vazhdueshme kundër raportit të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili akuzoi kreun e UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore dhe vepra tjera kriminale pas përfundimit të luftës së vitit 1999 në Kosovë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *