Home / Lajme / Maqedoni / Viti 2011 filloi me shtrenjtimin e buxhetit jetësor

Viti 2011 filloi me shtrenjtimin e buxhetit jetësor

14 janar-
Ekspertët për çështje ekonomike vlerësojnë se për të zbutur shtrenjtimet e mëtejshme sidomos të ushqimeve, duhet të bëhen ndryshime të politikave afatgjata agrare, me ç`rast do ti jepej mbështetje më e madhe financiare për kulturat primare bujqësore.

Shtrenjtime masive kanë rezultuar në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, ndërsa trendi i rritjes së tyre do të vijoj edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Shtrenjtimi në shkallë të lartë ka përfshirë derivatet e naftës, ushqimet si vajin, bukën dhe prodhime ushqimore bazë, pemët, por edhe shërbimet e tjera komunale, duke përjashtuar rritjen e çmimit të energjisë, që pritet të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm.

Ekspertët për çështje ekonomike vlerësojnë se për të zbutur shtrenjtimet e mëtejshme sidomos të ushqimeve, duhet të bëhen ndryshime të politikave afatgjata agrare, me ç`rast do ti jepej mbështetje më e madhe financiare për kulturat primare bujqësore.

Ekspertët parashikojnë që inflacioni këtë vit të jetë më i lartë se ai që është projektuar 2 deri 3 për qind, për shkak të faktit se qytetarët rreth 60 për qind të rrogës së tyre e harxhojnë për të blerë produktet më të nevojshme jetësore, të cilat vazhdimisht kanë çmime në rritje.

Çmimet në rritje kanë bërë që të zvogëlohet fuqia blerëse e qytetarëve të Maqedonisë. Sipas të dhënave të Eurostat, fuqia blerëse vjetore e një qytetari të Maqedonisë është 2492 euro në vit. Kjo vlerë në krahasim me vendet e BE-së është vetëm 5 për qind nga fuqia blerëse vjetore e Lihtenshtajnit, që i prinë listës blerëse në Evropë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *