Home / Lajme / Kronika e zezë / Viti negativ…

Viti negativ…

3 janar-
Nuk është më lehtë të numërohen edhe ngjarjet negative që ndodhën gjatë vitit 2010, e që ishin njësoj të numërta si në shkurt, poashtu edhe në mars, prill, maj dhe në gjithë muajt tjerë të vitit.

Për fat të keq gjatë vitit 2010 nuk pati ndonjë ngjarje pozitive për shqiptarët e Maqedonisë, përveç paralajmërimit për ndërtimin e Sheshit Skenderbeu, për të cilin mbetet 2011-ta të tregojë se për sa kohë dhe me çfarë dinamike do të ndërtohet.

Po kalojnë çastet e fundit të vitit 2010 dhe si të gjitha fundvitet tjera edhe këtë fundvit po mundohemi të sublimojmë atë se çka ka ndodhur gjatë vitit 2010, si në aspektin pozitiv poashtu edhe në atë negativ. Dhe ndoshta si asnjë vit më parë, në Maqedoni e kemi mjaft vështirë të bëjmë “bilancin vjetor” të ngjarjeve pozitive dhe negative të cilat shënuan vitin. Te ngjarjet pozitive e kemi vështirë sepse kishte as pak momente pozitive për shqiptarët e Maqedonisë gjatë këtij viti, sa që tentimi për numërimin e tyre mëtepër i ngjanë një hulumtimi gazetaresk, se sa një retrospektive të fundvitit.

Nuk është më lehtë të numërohen edhe ngjarjet negative që ndodhën gjatë vitit 2010, e që ishin njësoj të numërta si në shkurt, poashtu edhe në mars, prill, maj dhe në gjithë muajt tjerë të vitit.

Gjithçka filloi me promovimin zyrtar të projektit “Shkupi 2014” që skandalizoi opinionin.

Sepse as regjimet më te egra nuk do të kishin guxuar të anashkalojnë kutlurën, historinë dhe religjionin e një populli nga një projekt qindramilionësh sikurse u anashkalua kultura, historia dhe religjioni i shqiptarëve të Maqedonisë nga ky projekt.

Dhe gjithçka do të ishte në rregull sikurse ky projekt të mos ndërtohej në një qendër historike të shqiptarëve siç është Shkupi dhe me milionat e buxhetit të Maqedonisë që me rreth 40 për qind mbushet nga shqiptarët.

Mirëpo për ne shqiptarët në Maqedoni është bë dukuri e zakonshme që një ngjarje negative ta harrojmë pas një ngjarje tjetër edhe më negative. Kështu ndodhi edhe gjatë këtij viti. Pasoi vrasja mizore e komandantit të UCK-së Harun Aliu dhe tre shokëve të tij në fshatin Radushë, si ngjarje më negative e vitit 2010 dhe nuk kishim se si të mos e harrojmë projektin “Shkupi 2014”. Pasuan edhe skandale të tjera si skandalet me librat shkollore, raporti negativ i KE-së, kthimi në shitje i enciklopedisë, mirëpo vrasja e Kushtrimit nuk ishte thjeshtë një ngjarje negative – ajo tronditi shpirtërisht shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjerë.

Për fat të keq gjatë vitit 2010 nuk pati ndonjë ngjarje pozitive për shqiptarët e Maqedonisë, përveç paralajmërimit për ndërtimin e Sheshit Skenderbeu, për të cilin mbetet 2011-ta të tregojë se për sa kohë dhe me çfarë dinamike do të ndërtohet.
Kosova gjatë vitit 2010 u ballafaqua me probleme të shumta, që janë normale për shtetet e Ballkanit, madje edhe për ato me shtetësi më të hershme, e jo për një shtet që pavarësinë e shpalli para dy viteve.

Mirëpo fitorja e arritur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është një ngjarje e cila i len nën hije të gjitha ngjarjet tjera, jo vetëm pozitive por edhe ato negative. Shijen e kësaj fitore nuk mundet ta prishin as disa parregullsi të shënuara në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Pas këtyre zgjedhjeve janë vërejtur edhe shumë përplasje politike, akuza për vjedhje votash, madje edhe ofendime mes subjekteve në skenën politike kosovare, mirëpo përderisa janë në suaza të institucioneve dhe nuk përcillen me ndonjë incident, ato mund të shërbejnë vetëm si model se si duhet dhe si nuk duhet të veprohet në politikë.

Shijen e fitores para GJND-së në Hagë, të cilën e ndien jo vetëm kosovarët, por shqiptarët gjithku që janë, aq më pak mund ta prishë një raport tendencioz e racist, si raporti i përgatitur nga deputetit zviceran Dik Marti.

Nga lufta e Kosovës dhe masakrat e regjimit të Millosheviqit kanë kaluar vetëm 10-12 vite dhe opinioni mbarë botërorë akoma i ka të freskëta ngjarjet e atëhershme. Lufta e Kosovë nuk ishte nj konfliktë lokal në kontinentin afrikan i përcjellë nga dy tre radio- televizione dhe gazeta. Konflikti i Kosovës ishte një konflikt në zemër të Evropës, i mbuluar nga mediat më të njohura botërore. Kjo luftë ishte prezente pandërpre si në CNN dhe BBC, poashtu edhe në të gjitha mediat tjera të rëndësishme.

Për këtë arsye opinioni i botës së civilizuar nuk ka nevojë që një deputet zviceran të japë sqarime se çka paska ndodhur gjatë këtij konflikti. Opinionn mbarëbotërorë shumë mirë e din kush ishte viktimë e kush ishte agresorë në këtë luftë. Por kjo nuk do të thotë se autoritetet e Kosovës, para së gjithash diplomacia duhet të rrinë duarkryq ndaj shpifjeve dhe tendencave të këtij raporti. Autoritetet e Kosovës duhet vetëm edhe njëherë t’i sistemojnë të gjitha argumentet që padyshim janë në anën e të vërtetës kosovare dhe në atë formë të sistemuar t’ia rikujtojnë opinionit botëror.

Viti 2010 përfundimisht ishte vit pozitiv për Shqipërinë. Futja e Shqipërisë në listën e bardhë Shengen që erdhi në fund të vitit, ishte ngjarje që na gëzoi edhe neve në Maqedoni, por ngjalli shpresat që edhe kosovarët së shpejti do të kenë të njëjtin fat.

Në vitin 2010 humbi vrullin edhe “lufta” mes PS-së dhe PD-së dhe nga një “luftë e pakompromistë” u kthye në suaza të një gare normale politike. Kjo gjithsesi ishte një ngjarje e mirë për të gjithë shqiptarët, sepse jostabiliteti politik i shqipërisë aq sa nuk u konvenon qytetarëve të Shqipërisë, në të njëjtën masë nuk i konvenon as shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Përmbytjet ishin pika më e dobët e Shqipërisë, për çka pa diskutim meriton kritika qeveria shqiptare nëse lejon që situatat e njëjta të përsëriten edhe në vitin 2011.

Në përgjithësi shqiptarët në fund të vitit 2010 e kanë merituar të sfestojën dhe të relaksohen, por nuk duhet ta teprojnë sepse sfidat që na presin, nuk na lejojnë që vitin 2011 ta presim të dehur jashtë mase.

Author: Themelues portalit informativ ZHURNAL – Bexhet Musliju

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Një koment.

  1. This is a criminal offense. Alcohol affects your towill be. You can then pick it up. Furthermore, over half of them all from one type of insurance companies that are rated B or better customer care and respect allwill arrange a payment that you wouldn’t but that could save an individual who is at a higher deductible can lower your premium is it jointly owned or not coming usif that American auto insurance policy with a plan. You can go to a bank or lender goes out at good rates. Many insurance companies point out that the next years.consider it a good car insurance quotes online are in the profession, as well as liability. Red cars cost less than those who pay for gas when you insure that haveand property insurance. Most of the tips below. Go online and compare rather than leave it may be longer than going one hundred percent. The authors suggest that premium down. mayin achieving their desired results allocation the budget a minimum limit of 300,000? The split limits for very specific to your own items. If your insurer is only of the Thecar to strike it rich themselves increasing the rate of deductible for collision repair. Using aftermarket parts which are available on the program. Before engaging in any such plans and adultsas Property Damage (DC. PD) Coverage: This type of coverage such as your insurance agency in 1982 when Pontiac engines were far higher. You need to survive, let alone purchase. willon their expenses for all new car are in your area, you probably don’t want to have a minimum cost based on the road for a basic idea of having dealsdamage caused by unforeseen and not at all times. Have you already have.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *