Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-PP kërkon shkarkimin e diplomates Qerimi-Balliu

VMRO-PP kërkon shkarkimin e diplomates Qerimi-Balliu

19 janar-
Sekretarja e ambasadës së Maqedonisë në Ankara, Syhena Qerimi – Balliu është akuzuar nga ansambli folklorik i pakicës maqedonase nga Pusteci i Shqipërisë, se ajo kishte ofenduar grupin e këtij ansambli dhe kishte kërkuar që ata të flisnin në gjuhën shqipe, pasi që ishin paraqitur në ambasadë pas një koncerti të mbajtur në Turqi.

Diplomatja shqiptare Syhena Qerimi-Balliu vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe partive politike maqedonase.

Sekretarja e ambasadës së Maqedonisë në Ankara, Syhena Qerimi – Balliu është akuzuar nga ansambli folklorik i pakicës maqedonase nga Pusteci i Shqipërisë, se ajo kishte ofenduar grupin e këtij ansambli dhe kishte kërkuar që ata të flisnin në gjuhën shqipe, pasi që ishin paraqitur në ambasadë pas një koncerti të mbajtur në Turqi.

Por, burime pranë MPJ kanë theksuar se bëhet fjalë për një skenarë të përgatitur me qëllim të dëmtimit të imazhit të diplomates së re shqiptare.

Ndërkohë, sot partia VMRO-Partia Popullore i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski që të shkarkojë nga detyra diplomaten Qerimi-Balliu, për shkak siç thuhet nënçmimit dhe ofendimeve ndaj anëtarëve të shoqërisë së folklorit nga Prespa e Vogël e Shqipërisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *