Home / Sport / Volejboll, Shkëndija fiton ‘Superkupën Mbarëkombëtare’

Volejboll, Shkëndija fiton ‘Superkupën Mbarëkombëtare’

Shkëndija – Studenti 3-0 (25:15, 25:20, 25:23)

Shkëndija e Tetovës është fituese e trofeut në turneu ‘Superkupa Mbarëkombëtare’, që u zhvillua në Tiranë. Shkëndija në finale ishte superiore përballë Studentit të Tiranës, duke dominuar gjatë gjithë kohës dhe me sulm të qartë morën fitoren me rezultatin maksimal 3:0 (25:15, 25:20, 25:23 në sete). Kjo fitore për Shkëndijën është përsëritje e suksesit të vitit 2008, kur gjithashtu ishin fitues të kësaj kupe, që asokohe u zhvillua në Prishtinë. ‘Kuqezinjtë’ në finale u gjetën pasi në gjysmëfinale mundën me rezultatin 3:1 Teutën e Durësit, ndërsa Studenti në 1/2 e finales ishte më i mirë se përfaqësuesit e Kosëovës, Teluza. Super Kupa Mbarëkombëtare, organizohet për çdo vit dhe në të marrin pjesë skuadra kampione e Shqipërisë, fituesi i Kupës së Shqipërisë, skuadra kampione e Kosovës dhe Shkëndija e Tetovës si përfaqësuese e shqiptarëve të Maqedonisë. Vlen të ceket se ky turne duhej të zhvillohej në muajin nëntor të vitit 2010, mirëpo për arsye të ndyshme u shty për kohë të caktuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *