Home / Sport / Volejboll, Shkëndija synon kupën në Tiranë

Volejboll, Shkëndija synon kupën në Tiranë

Sot dhe nesër zhvillohet turneu Super Kupa Mbarëkombëtare

Sot dhe nesër (e mërkurë dhe e ejnte) në Tiranë do të zhvillohet turneu tradicional, Super Kupa Mbarëkombëtare, në të cilën si zakonisht marrin pjesë skuadra kampione e Shqipërisë, fituesi i Kupës së Shqipërsië, skuadra kampione e Kosovës dhe përfaqësues e shqiptarëve nga Maqedonia që zakonisht është Shkëndija e Tetovës. Kështu, përvec Shkëndijës pjesëmarëse në këtë turne do të jenë edhe skuadrat e Studenti-Tiranë, Teuta-Durës dhe Teluz-Ferizaj. Nga tabori i Shkëndijës me kënaqësi paralajmërojnë pjesëmarjen, në këtë turne në të cilin tetovarët në vitin 2008 në Prishtinë ishin fitues. “Për ne është kënaqësi dhe privilegj që marrim pjesë në këtë turne, ku bashkohemi skuadra nga tre shtete fqinje, por jemi të gjithë shqiptarë dhe kjo rrit vlerën e këtij turneu mbarëkombëtar. Shpresojmë në paraqitje të suksesshme dhe pse mos të fitojmë turneun edhe pse mendoj se këta ndeshje do jenë të mirëseardhura në këtë fazë përgatitore, kur bëhemi gati për vazhdimin e kampionatit shtetëror të Maqedonisë, ku sic dihet ne si kampionë të vjeshtës kërkojmë titullin”,-deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma., i cili foli edhe për pjesën e deritanishme të përgatitjeve të Shkëndijës. “Mendoj se jemi në rritëm të mirë, ushtrojmë cdo ditë dhe gjërat janë duke rrjedhur në kahje pozitive. Mendoj se të gatshëm do presim vazhdimin e kampionatit. Nuk kemi shumë ndryshime në skuadër, pasi është larguar vetëm Husaj, ndërsa kemi ofruar dy volejbollistë cilësorë si Karanoviq dhe Ristovski. Personalisht jam optimist sa i përket titullit të kampionit dhe shpresoj se në fund këtë do ta realizojmë, për të shkruar një faqe të re në historinë e sportit shqiptar në Maqedoni”,-përfundoi Luma. Rikujtojmë se Shkëndija në stinorin vjeshtor kishte paraqitje të shkëlqyeshme, duke përfunduar pjesën e parë të kampionatit në vendin e parë, me pikë të barabarta sa Xhio Strumica. Ndërkohë nga skuadra u largua kosovari Gazmend Husaj, i cili u transferua në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pikërisht në Manama Bahrain te ekipi “Muharraq Klub” (Dream Team). Drejtuesit e ‘kuqezinjëve’ reaguan me angazhimin e dy lojtarëve me përvojë, Vuk Karanoviq i cili vjen si zëvendësim për Husajn dhe Zharko Ristovskin i cili do të luajë në rolin e liberos. Të cekim se bëhet fjalë për volejbollist cilësorë, pasi Karanoviq ka luajtur për skuadrën e Rabotnickit, ndërsa veterani Ristovski ka qenë edhe kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë. Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë në volejboll vazhdon më 12 shkurt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *