Home / Sport / Xhorxh Bush testohet te Shkëndija?

Xhorxh Bush testohet te Shkëndija?

Skuadra e Shkëndijës prej dy ditësh është duke testuar futbollistin më të talentuar në Kosovë, 19 vjeçarin Gjergj Bushaj-n, që për kuriozitet mban emrin e ish-presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush.

Shkëndija e Tetovës e cila prej katër ditësh gjendet në përgatitje në Antali të Turqisë, është duke testuar mesfushorin kosovar Gjergj Bushaj-n. Mesfushori gjakovar Bushaj para dy ditësh i është bashkuar në stërvitje Shkëndisë, derisa përshtypjet e para nga tabori i tetovarëve janë pozitive. Mesfushori ofenziv deri tani ka luajtur për Vllaznimin e Gjakovës, vitin e fundit ishte pjesë e ekipit kroat NK Istra, ndërsa është edhe anëtar i përfaqësueses së Kosovës. Para se të kalojë në taborin e Istras, Bushaj ishte në prova te skuadra e njohur kroate Dinamo Zagreb, të cilëve u ishte propozuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri. ‘Në 20-të vitet e fundit nuk kemi patur talent më të madh se Gjergji’,-kishte thënë Vokri, deri sa u’a propozonte Bushajn, drejtuesëve të Dinamo Zagrebit. 19-të vjeçari pritet të testohet edhe për disa ditë nga kampionët e vjeshtës, para se të vendoset nëse do të përforcoj radhët e Shkëndijës. Bushaj te Istra nuk gjeti shumë hapsira, ndërsa më herët kishte qenë në prova edhe tek Dinamo e Zagrebit. Ish-futbollisti i Vllaznimit të Gjakovës, është pjesë e kombëtares së Kosovës, ndërsa ditë më parë lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra suedeze Orebro.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *