Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhet edhe një gënjeshtër e Beogradit

Zbardhet edhe një gënjeshtër e Beogradit

14 janar-
Edhe djali i Bozhidar Gjuroviqit, Janko tha për Kuririn se tërë familja Gjuroviq ka pasur lidhje me ushtrinë. “Babai ka punuar në Shtëpinë e Armatës në Prizren, unë dhe vëllai im punojmë për ushtrinë. Pasi e arrestuan tim et, e pyetën se ku i ka djemtë. Ai u tha se ata që moti ishin larguar për në Serbi. Mbase edhe kjo është një prej arsyeve që i kanë liruar. E kanë ditur se do të largohemi”, tha Gjuroviq, i cili para pak kohësh ishte në Prizren, pas 11 vjetësh.

Pas “raportit për vrasjen” e dy anëtarëve të familjes Muriqi nga Peja, të cilët gjoja janë vrarë sepse kanë dashur të dëshmojnë kundër Ramush Haradinajt, e të cilët ekipi i KTV-së i gjeti gjallë e shëndoshë në Pejë, sot u zbulua edhe një e pavërtetë e re e madhe e Prokurorisë serbe për krime të luftës, edhe një gënjeshtër e madhe që u servohet raportuesve proserbë në Parlamentin Evropian.
Bozhidar Gjuroviq dhe Ljubomir Zdravkoviq, dy serbë nga fotoja, që gazeta Kurir e publikoi të enjten, dhe në të cilën ata shihen me duar të lidhura, duke u shoqëruar nga katër ushtarë të UÇK-së, janë gjallë e shëndoshë, por nuk jetojnë në Kosovë, shkruan sot gazeta serbe Kurir, pas telefonatave të shumta që kishte marrë nga të afërmit dhe miqtë e dy serbëve.

“Të gjithë anëtarët e familjes sonë janë larguar nga Prizreni më 12 qershor 1999”, thotë Petar Zdravkoviq, nip i Ljubomirit dhe vijon: “Gjyshi dhe shoku i tij, Bozhidar Gjuroviq mbetën të fundit. Ata duhej të nesërmen të nisen me ne. Ata deshën edhe ta bëjnë këtë, por u kthyen të fusin në prizë sërish frigoriferin për ngrirje të thellë në shtëpi, kur u arrestuan nga disa ushtarë. I kanë dërguar në një shtëpi dhe i kanë mbajtur disa orë. I kanë zhveshur dhe i kanë rrahur… Para kësaj iu kishin marrë të gjitha dokumentet dhe të gjitha gjërat. Në mesin e dokumenteve ishte edhe telefoni i një komshiu tonë shqiptar. Ushtarët thirrën në atë numër dhe pas asaj bisede i lëshuan”, sqaron Zdravkoviq.

Edhe djali i Bozhidar Gjuroviqit, Janko tha për Kuririn se tërë familja Gjuroviq ka pasur lidhje me ushtrinë. “Babai ka punuar në Shtëpinë e Armatës në Prizren, unë dhe vëllai im punojmë për ushtrinë. Pasi e arrestuan tim et, e pyetën se ku i ka djemtë. Ai u tha se ata që moti ishin larguar për në Serbi. Mbase edhe kjo është një prej arsyeve që i kanë liruar. E kanë ditur se do të largohemi”, tha Gjuroviq, i cili para pak kohësh ishte në Prizren, pas 11 vjetësh.

Në shkrimin e publikuar një ditë më parë, me të njëjtën foto, ndërkaq, e të titulluar “Kush janë kriminelët e kush viktimat?, Kurir shkruante se “katër terroristë të armatosur të UÇK-së po shoqëronin dy civilë, me gjasë serbë”. Mirëpo këtë gazetë e demantuan familjarët e atyre që shihen në foto…/Koha/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *