Home / Sport / Zendeli i bashkangjitet ekipit, pritet Nikitoviq

Zendeli i bashkangjitet ekipit, pritet Nikitoviq

Zendeli i është bashkuar ekipit nga dita e ejnte, ndërsa për shkaqe famijlare serbi Nikitoviq qëndroi në vendlindje pak më gjatë. Shkëndija ndërkohë vazhdon me stërvitjet e rregullta në pritje të ndonjë përforcimi të ri.

Mungesa e Suad Zendelit dhe Vlladimir Nikitoviqit në start të përgatitjeve krijoi huti në një pjesë të opinionit në Tetovë. Megjithatë kryesia e klubit që në moment të parë sqaroi se ‘të dy kanë paralajmëruar mungesën e tyre për arsye personale dhe së shpjeti do t’i bashkohen skuadrës’. Fjalët e drejtuesëve të klubit u vërtetuan që të ejnten, kur në seancat stërvitore u paraqit gardiani Suad Zendeli, ndërsa të shtunën, pritet ardhja e Nikitoviqit. Rikujtojmë se Zendeli dhe Nikitoviq në pjesën vjeshtore të kampionatit ishin ndër më të merituarit për fitimin e titullit kampion vjeshtor nga ana e Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *