Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet e parakohëshme të paevitueshme

Zgjedhjet e parakohëshme të paevitueshme

15 janar-
Ndërkaq, fshehurazi edhe BDI edhe PDSH kohëve të fundit punojnë me strukturat partiake si në degë dhe nëndegë, duke bërë ndryshime dhe rifreskime të radhëve të tyre. Këto ndryshime mbahen sekret nga të dy partitë politike shqiptare, por janë tregues se përgatiten për zgjedhje të cilët sipas të gjitha gjasave mund të mbahen kah mesi i këtij viti. Sigurisht se në këtë drejtim situatës i kontribuon edhe përplasja e fundit mes PDSH-së dhe BDI-së për dosjet.

Urim Hasipi
Ngjarjet e fundit në Maqedoni, dështimet e qeverisë në sferën e integrimeve sigurisht se do të kenë reperkusione drejt stabilitetit politik në vend. Edhe përplasjet e fundit mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, nga njëra anë si dhe BDI-së me PDSH-në në anën tjetër, nuk mund të kuptohet ndryshe si parafushatë për zgjedhje të parakohëshme. Nisur nga disa të zhvillime në shtetet fqinje, atëherë lirisht mund të themi se shumë shpejt do të ketë zgjedhje edhe në Maqedoni.

Zgjedhjet e para u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa më pas edhe në Kosovs, pas prishjes së koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së. Shqipëria poashtu përgatitet për zgjedhje.

Normalisht se këto nuk janë aq parametra të besueshme se mund të ketë zgjedhje të parakohëshme edhe në Maqedoni, por ka fakte tjera të cilët nuk japin shenja se do të kemi votime edhe atë shumë shpejt.

LSDM-ja vetëm se ka filluar me protestat në vend, dhe këto protesta vetëm se janë një matje të impulsit të elektoratit të vet dhe rejtingun e saj në teren. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, fushatën e saj e ka drejtuar vetëm në problemin e emrit duke mos i gjetur zgjidhje për arsye se pikërisht kjo kartë e mban në një rejting të lartë dhe larg konkurencës politike karshi opozitës Maqedonase. Si qëndron puna me partitë politike shqiptare.

BDI sigurisht se nuk është e interesuar për zgjedhje të parakohëshme pasi që ajo vetë kërkoi të mbahen të njejtat në vitin 2008 dhe pas atyre zgjedhjeve ajo është në pushtet që dy vite, por edhe shkaku i humbjes së komunave në Tetovë dhe Gostivar në zgjedhjet lokale, ka bërë që kjo parti të mos mendojë njëherë për zgjedhje.

Por, tani më kjo parti intenzivisht po mban takime me elektoratin shqiptar, dhe është një tregues se po e “mat” pulsin e votuesit shqiptar. PDSH disa herë është prononcuar se është pro zgjedhje të parakohëshme.

Ndërkaq, fshehurazi edhe BDI edhe PDSH kohëve të fundit punojnë me strukturat partiake si në degë dhe nëndegë, duke bërë ndryshime dhe rifreskime të radhëve të tyre. Këto ndryshime mbahen sekret nga të dy partitë politike shqiptare, por janë tregues se përgatiten për zgjedhje të cilët sipas të gjitha gjasave mund të mbahen kah mesi i këtij viti. Sigurisht se në këtë drejtim situatës i kontribuon edhe përplasja e fundit mes PDSH-së dhe BDI-së për dosjet.

Të dy palët nuk kanë kursyer asnjë fjalë për të akuzuar njëra tjetrën. Situata nuk është më e mirë as në bllokun e partive politikemaqedonase, të cilët ka kohë që akuzohen mes veti, shumica me arsyetim se mbron identitetin e vet, kurse opozita akuzon se vendi shkon drejt një izolimi.

Në këtë drejtim, faktori i jashtëm, apo atyre që parapëlqejmë tu themi Faktori Ndërkombëtar, qëndron heshtur dhe herë pas here “inkurajon” qeverinë që të zgjidhë kontestin me emrin dhe të hap rrugën drejt eurointegrimeve por kjo nuk ndodhën. Ndonëse edhe para dy vitesh u krijua qeveria e cila duhej të ishte lokomotivë për të ecur punët përpara, por proceset në vend stagnojnë që katër vjet.

Dështimet e qeverisë mund të numërohen edhe në shumë aspekte tjera pasi që pikërisht Gruevski, ishte ai që paralajmëronte Bum Ekonomik, por faktet, shifrat dhe situata në teren tregon krejtësisht diçka tjetër.

Varfëria është ritur në skajshmëri, papunësia e madhe, vjedhjet shtohen, zvogëlohen investimet e jashtme dhe përfundimisht ekonomia shkon mbrapsht.

Me një fjalë, nga ajo që u premtua asgjë nuk u realizuar madje ka edhe shkuarje mbrapa. Në këtë drejtim, lirisht kemi të drejtë të mendojmë se zgjedhjet janë të paevitueshme në Maqedoni, por mbetet dilema se si do të binden më shumë se 50 përqind e të papërcaktuarve që të dalin në votime.

Një gjë është e sigurtë, se duhet të bëhemi gati për një “nxehje” të skenës politike në Maqedoni, si asnjëherë më parë kur kihet parasysh se skenës politike do t`i shtohet edhe Rufi Osmani, me partinë e tij, për të cilën ka paralajmëruar se do ta formojë së shpejti.

(Autori është gazetar në Televizionin Koha në Tetovë dhe korespodent i gazetës Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *