Home / Sport / Zyrtare: Agron Memedi firmos me Metalurgun

Zyrtare: Agron Memedi firmos me Metalurgun

Pasi kam luajtur në ekipet tetovare Shkëndijë dhe Renovë, isha i mendimit se duhet të provoj diçka të re. Kisha oferta nga skuadra të kampionatit të Shqipërisë dhe nga Rabotniçki, por Metalurgu ishte më konkret, ofroi kushte më të mira, kështu që vendosa të firmos me ta. Është ekip ambicioz, të cilët dynojnë dalje në Europë dhe mendoj se kam bërë zgjidhje të duhur”,-vërtetoi transferimin vetë Agron Memedi.

Mbrojtësi majtak Agron Memedi përfundimisht ka braktisur rradhët e Renovës, duke vendosur që karierën ta vazhdojë jashta Tetovës. Pas shumë viteve të kaluara në Shkëndijë dhe katër viteve të fundit në Renovë, Memedi 24 maujt e ardhshëm do qëndorjë në lagjen Autokomandë të Shkupit, pasi ka firmosur kontratë dy-vjeçare me Metalurgun. “Pasi kam luajtur në ekipet tetovare Shkëndijë dhe Renovë, isha i mendimit se duhet të provoj diçka të re. Kisha oferta nga skuadra të kampionatit të Shqipërisë dhe nga Rabotniçki, por Metalurgu ishte më konkret, ofroi kushte më të mira, kështu që vendosa të firmos me ta. Është ekip ambicioz, të cilët dynojnë dalje në Europë dhe mendoj se kam bërë zgjidhje të duhur”,-vërtetoi transferimin vetë Agron Memedi.
Mbrojtësi i majtë ishte ndër futbollistët më të mirë në taborin e Renovës e cila tre vite me rradhë luan në garat europiane, ndërsa vitin e kaluar për herë të parë në histori, fitoi titullin e kampionit. Paraqitjet e mira në petkun e Renovës, bënë që Memedi kohë pas kohe të grumbullohet në kombëtaren e Maqedonisë, për të cilët debutoi në takimin kontrollues me Shqipërinë. Me angazhimin e Memedit, Metalurgu duket se ka përfrocuar dukshëm anën e majtë të repartit defanziv, edhe pse tani më ish-futbollisti i Renovës, mund të luaj edhe si mesfushor i majtë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *