Home / Sport / Zyrtare: Diarra lë Realin për Monakon

Zyrtare: Diarra lë Realin për Monakon

Reali i Madridit ka bërë të ditur se mesfushori Mahamadu Diarra do të nënshkruajë me francezët e Monakos, menjëherë pasi të kryejë vizitat mjekësore.

Klubi madrilen konfirmoi lajmin të enjten në mbrëmje përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit, por pa dhënë hollësira mbi kushtet e marrëveshjes.

“Reali i Madridit dhe Monako kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Mahamadu Diarra”, thuhet në komunikatën e Realit. “Lojtari do të kryejë kontrollet mjekësore dhe do të nënshkruajë me klubin e ri”.

29-vjeçar iu bashkua “mbretërve” në vitin 2006 nga Olimpiku i Lionit dhe fitoi me fanellën e bardhë dy tituj kampion në Spanjë (2007 dhe 2008). Por me Hoze Mourinjon në krye të stolit, mesfushori nga Mali nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon.

Monako sivjet lufton për të mbijetuar mes më të mirëve në kampionatin francez, teksa aktualisht mban vendin e parafundit në renditje.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *