Home / Sport / Zyrtare: Didak Vila’ te Milani deri në 2015

Zyrtare: Didak Vila’ te Milani deri në 2015

Milani ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Espanjolit, Didak Vila’, deri në 30 qershor 2015.

“A.C. Milan bën të ditur se ka arritur blerjen përfundimtare nga Espanjoli të futbollistit Didak Vila’”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kuqezi në faqen e internetit. “Pas kontrolleve mjekësore, mbrojtësi do të nënshkruajë deri në 30 qershor 2015”.

Mediat italiane hedhin hipotezën që Vila’ mund të përdoret nga Milani për të arritur te mbrojtësi i Xhenoas, Domeniko Krishito.

“Nuk mund të them asgjë lidhur me këtë – deklaroi menaxheri i lojtarit, Raul Himenez Verdu -. Ne jemi të lumtur për mënyrën si shkuan bisedimet dhe për faktin që Didak tashmë është lojtar i Milanit. Prej këtij çasti jemi në dispozicion të klubit të ri”.

Operacioni i ka kushtuar Milanit rreth katër milionë euro, ndërkohë që administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani, ka deklaruar se me këtë blerje mbyllet merkatoja dimërore për skuadrën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *