Home / Sport / Zyrtare: Suarez te Liverpuli

Zyrtare: Suarez te Liverpuli

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez është lojtari më i ri i Liverpulit. 23-vjeçari pritet të nënshkruajë nesër kontratën me “The Reds”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht pasditen e sotme klubi anglez përmes një komunikimi në faqen e internetit.

Sipas njoftimit, marrëveshja me holandezët e Ajaksit është arritur mbi bazën e 26.5 milionë eurove (23 milionë stërlina) dhe pritet që nesër futbollisti të kryejë vizitat mjekësore me klubin e ri.

“Tashmë klubit i është dhënë leje nga Ajaksi për të diskutuar mbi kushtet e kontratës me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij”, thuhet në komunikatën e Liverpulit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *