Home / Lajme / Rajon / AAK: Dje u dhunua Kushtetuta, liria dhe shteti i Kosovës

AAK: Dje u dhunua Kushtetuta, liria dhe shteti i Kosovës

23 shkurt-
“U shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në ditët në vijim, do t’i përdorë të gjitha instrumentet demokratike për t’i dalë në ballë kësaj të keqeje që po i vjen vendit dhe për ta parandaluar degradimin e lirisë dhe të shtetit të Kosovës”, vlerësojnë zyrtarë të kësaj partie.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerësoi se ngjarja e së martës në Kuvendin e Republikës së Kosovës i ka dhënë një hije të keqe jo vetëm institucionit, mirëpo edhe asaj për çka punuar që një dekadë.

Sipas kësaj partie të martën është dhunuar demokracia në Kuvendin e Kosovës, para syve të qytetarëve të Kosovës dhe para bashkësisë ndërkombëtare.

“U shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në ditët në vijim, do t’i përdorë të gjitha instrumentet demokratike për t’i dalë në ballë kësaj të keqeje që po i vjen vendit dhe për ta parandaluar degradimin e lirisë dhe të shtetit të Kosovës”, vlerësojnë zyrtarë të kësaj partie.

Sipas tyre, deputetët ranë nën presionin e tendencës që dikush ta marrë pushtetin me çdo kusht.

“Të zgjedhurit e popullit, u shantazhuan dhe u manipuluan që vetëm brenda pesë minutash ta ndërrojnë qëndrimin e tyre parimor. Ky veprim është dëshmia më e mirë se ky koalicion dhe kjo qeveri, nuk janë legjitimë. Ky president nuk e përfaqëson popullin e Kosovës, ndërsa kjo qeveri është qeveri interesash e dy individëve, të cilët vepruan për t’i shkatërruar institucionet, e tani po bashkohen, për ta rrënuar gjithë atë që është arritur nga sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas tyre, reagimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës për ta ndalur këtë degradim u injorua nga ata që nuk njohin asnjë normë demokratike në shoqëri, por mbi të gjitha e kanë epshin për pushtet.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *