Home / Lajme / Rajon / AAK-ja nuk hyn në koalicion me Thaçin kryeministër

AAK-ja nuk hyn në koalicion me Thaçin kryeministër

7 shkurt-
Pavarësisht se gjatë tërë javës së kaluar është diskutuar mundësia e hyrjes së AAK-së në bashkëqeverisje me PDK-në, kjo e fundit të hënën ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës thotë se PDK-ja deri tash nuk i ka bërë ofertë zyrtare asnjë partie parlamentare dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim formal për të diskutuar krijimin e koalicionit

Qëndrimi përfundimtar i AAK-së është për të mos bërë koalicion më PDK-në, kanë përsëritur të hënën zyrtarët e AAK-së. Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, ka thënë se me Hashim Thaçin kryeministër AAK-ja nuk bën koalicion për bashkëqeverisje me PDK-në, raportoi KTV.
Por, edhe burime nga PDK-ja kanë thënë se tashmë e kanë të qartë vendimin e AAK-së dhe se nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë kërkesat e këtij subjekti, sepse i vetmi kandidat për kryeministër për ta është dhe do të mbetet Hashim Thaçi.

Pavarësisht se gjatë tërë javës së kaluar është diskutuar mundësia e hyrjes së AAK-së në bashkëqeverisje me PDK-në, kjo e fundit të hënën ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës thotë se PDK-ja deri tash nuk i ka bërë ofertë zyrtare asnjë partie parlamentare dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim formal për të diskutuar krijimin e koalicionit.

PDK-ja njofton po ashtu se duke respektuar të gjitha procedurat demokratike, të parapara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, si dhe pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të procedojë menjëherë aktivitetet konkrete në funksion të krijimit të Qeverisë së re dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.

Sipas të gjitha gjasave, tash pas qëndrimit të palëkundur të AAK-së, PDK-ja as që do t’i bëjë ftesë kësaj partie për të biseduar rreth koalicionit.

Të hënën pasdite janë mbledhur krerët e AAK-së në një takim, ku pritet të merret një vendim i prerë për ose kundër bashkëqeverisjes me PDK-në në përputhje me udhëzimet e marra nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *