Home / Lajme / Maqedoni / Ademi nuk u paraqit në gjykatë

Ademi nuk u paraqit në gjykatë

23 shkurt-
Ky far Abdilaqim Ademi dhe këta të BDI-së, tentojnë që të ikin dhënies së llogarisë para drejtësisë dhe para popullit, por faktet, për konstatimet për sa i përket kodoshllëkut të tyre pra bashkëpunimit të tyre me shërbimet sekrete sërbe mirëpo një gjë është e sigurtë, ata mund të fshihen por nuk do të mund ti ikin ballafaqimit më drejtësinë. Mund të fshihen edhe pak kohë, mirëpo shumë shpejt do të vijë koha kur do të duhet të ballafaqohen me popullin, duhet të ballafaqohen me drejtësinë për sa iI përket bashkëpunimit të tyre me shërbimet sekrete sërbe”, deklaroi Aliu

Është anuluar seanca gjyqësore e paraparë që të mbahet të mërkurën ku para organeve të drejtësisë duhet të ballafaqohetPDSH-ja dhe zëvendëskryeministri i BDI-së Abdilaqim Ademi.

Partia e Thaçit, ka paditur zëvendëskryeministrin dhe sekretarin gjeneral të BDI-së Abdilaqim Ademi, se ka bërë shpifje kur ka deklarauar se dosjet janë fabrikuar nga ana e PDSH-së.

Gjatë ditës së mërkurë avokati i PDSH-së, Stefan Pavlevski, deklaroi se pala akuzuese nuk ka marrë pjesë në seancë por mospjesëmarrjen e ka arsyetuar me një kopje faksi që nuk është shumë e besueshme.” Seanca gjyqësore sot u anulaua për fajin e anës së paditur, e cila mendoj se në mënyrë joserioze, pa argumente dhe pa fakte, me një kopje të faksit, ka kërkuar shtyerje të seancës.

Unë vlerësoj se gjyqi është institucion serioz dhe kërkova kjo informatë e parashtruar nga ana e të paditur të jetë e verifikuar zyrtarisht përmes institucioneve qeveritare . Shpresoj se në seancën e radhës do të paraqitet i padituri dhe do ti ballafaqojmë argumentet në gjykatë.

Shpjegimi zyrtarë i të paditurit ishte se ka qenë i zënë për shkak të takimeve protokolare. Unë vlerësoj se ky argument nuk ishte vërtetuar me fakte dhe duhet që gjyqi ta vërtetojë në mënyrë serioze”, tha Pavlevski.

Ndërkaq, funskionari i lartë i PDSH-së Imer Aliu, ka deklaruar se Ademi nuk do të mund të ikë nga ballafaqimi me drejtësinë dhe me popullin.

“Ky far Abdilaqim Ademi dhe këta të BDI-së, tentojnë që të ikin dhënies së llogarisë para drejtësisë dhe para popullit, por faktet, për konstatimet për sa i përket kodoshllëkut të tyre pra bashkëpunimit të tyre me shërbimet sekrete sërbe mirëpo një gjë është e sigurtë, ata mund të fshihen por nuk do të mund ti ikin ballafaqimit më drejtësinë. Mund të fshihen edhe pak kohë, mirëpo shumë shpejt do të vijë koha kur do të duhet të ballafaqohen me popullin, duhet të ballafaqohen me drejtësinë për sa iI përket bashkëpunimit të tyre me shërbimet sekrete sërbe”, deklaroi Aliu.

Seanca e radhës është caktuar në fund të muajit mars, ndërsa në seancën e parë për shkak se gjykata nuk ka mundur të gjejë adresën e banimit të zëvendëskryeminsitrit Ademi, të njejtit nuk i kishte shkuar ftesa për të marrë pjesë në seancë.

Në atë kohë, Ademi, më 17 janar, kishte shprehur gatishmëri që të mer pjesë në seancat gjyqësore.

Në ndërkohë në një reagim me shkrim, sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi thotë se në seancë do të marrë pjesë kur do të ketë mundësi reale.

“Abdilaqim Ademi as nuk i ka ikë e as do ti ikë drejtësisë, por do të paraqitet në gjykatë ateherë kur do të ketë mundësi reale, e jo atëherë kur edhe ligji ia garanton mos pjesëmarrjen në procesin gjyqësor.

A sa i takon tentimit të “këtij farë“ Imerit të PDSH-së, që të paraqesë para opinionit se duhet të përgjigjem “para popullit “, vetëm po ja kujtojë së bëhet fjalë për padi private të partisë së tij e jo “ të popullit“ dhe duhet vetëm të vërtetoj vërtetësinë e pohimit tim, por para gjykatës.

Përndryshe, nëse ke harru po ta përkujtoj se, “para popullit” është përgjigjur bashkëpuntori i ytë i ngushtë, falsifikatori Hysen Musliu , proces gjyqësor i cili edhe e vërtetoi pohim tim” thuhet në reagimin e sekretarit të përgjithshëm të Bdi-së Abdilaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *