Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadorin hungarez Ferenc Kekesh

Ahmeti takoi ambasadorin hungarez Ferenc Kekesh

1 shkurt-
Sa i përket situatës politike në vend, kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, lideri i BDI-së tha se partia e tij ka prioritet zgjidhjen e disa çështjeve me rëndësi se sa zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se për Maqedoninë është e nevojshme zgjidhja e cështjes së emrit që do të ndikojë edhe në debllokimin e procesit integrues, anëtarësimin në NATO dhe BE. Në zgjidhjen e kësaj çështje, BDI tha Ahmeti, kërkon edhe inkuadrimit të faktorit ndërkombëtarë, respektivisht, BE-së dhe SHBA-së për arritjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Ferenc Kekeshi.
Zhvillimet politike në vend, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit., proceset eurointegruese të vendit, regjistrimi i popullësisë kanë qenë temat që i trajtuan dy bashkëbiseduesit në këtë takim.

Kryetari Ahmeti theksoi se BDI angazhohet për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike dhe se integrimi i vendit është një nga prioritetet e BDI-së. Njëra nga kushtet për të realizuar këtë qëllim është edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, theksoi Ahmeti, duke shtuar se janë bërë hapa konkrete në zbatimin e këtij dokumenti paqësor.

“Marrëveshja e Ohrit është i vetmi dokument që garanton një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euro-atlantike”, u shpreh Ahmeti.

Sa i përket situatës politike në vend, kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, lideri i BDI-së tha se partia e tij ka prioritet zgjidhjen e disa çështjeve me rëndësi se sa zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se për Maqedoninë është e nevojshme zgjidhja e cështjes së emrit që do të ndikojë edhe në debllokimin e procesit integrues, anëtarësimin në NATO dhe BE. Në zgjidhjen e kësaj çështje, BDI tha Ahmeti, kërkon edhe inkuadrimit të faktorit ndërkombëtarë, respektivisht, BE-së dhe SHBA-së për arritjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Sa i përketë procesit të regjistrimti, kryetari Ahmeti u shpreh se partia e tij angazhohet për realizimin me sukses të këtij procesi, i cili do të përfshin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ai tha se BDI prej në fillim ka bërë thirrje për unitet, por disa nga partit opozitare dëshirojnë të politizojnë këtë proces që mund të dëmton të njëjtin.

Ambasadori i Hungarisë, vendi i të cilit kryeson me BE-në theksoi se është përkrahës i fort për anëtërsimin e vendit në familjen evropiane. Ai tha se Shkupi zyrtarë duhet të vazhdojë me reformat dhe menjanimin e pengesave tjera që vendi sa më shpejt ti fillojë negociatat për anëtarësim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *