Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorët thirrje për dialog politik

Ambasadorët thirrje për dialog politik

3 shkurt-
“Unë si edhe kolgët e mi, ambasadorët tjerë, e shikojmë situatën politike në vend me shumë shqetësime. Duket që dialogu politik nuk është si duhet dhe shpresoj se dialogu i vërtetë politik do të kthehet në vend dhe të gjitha problemete të zgjidhen në kuadër të institucioneve të sistemit dhe në frymën e mediave të lira dhe në kuadër të shtetit të ligjor” tha Knuc.

Ambasadorët evroperendimor në Shkup bëjnë thirrje për rivendosjen e dialogut politik në Maqedoni dhe ndërprerjen e bojkotit nga ana e opozitës.

“Nëse Qeveria dhe partitë politike vlerësojnë se Maqedonisë i duhen zgjedhje, kjo është punë e tyre, por shpresojmë se opsioni për zgjidhjen e krizës parlamentare është dialogu politik, dhe jo zgjedhjet”, deklaroi ambasadori hungarez në Shkup, Ferenc Kekesh, vendi i të cilit kryeson me BE-në.

Ai këtë rekomandim e bëri në një takim me ambasadorë dhe përfaqësues vendor për shënimin e Ditës Botërore të zgjedhjeve të organizuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Kekesh vlerësoi se ai po përpiqet të kuptojë arsyet e bojkotit të Parlamentit. “Ka çështje dhe problem. Për këtë duhet të bisedohet, por jo jashtë Parlamenti”, deklaroi Kekesh.

Edhe ambasadorja holandeze, Simone Filipini bëri thirrje për rivendosje të dialogut politik midis maxhorancës dhe opozitës. “Në këtë moment më e rëndësishme është që të vendoset dialogu politik. Gjithashtu duhet të merren parasysh edhe shqetësimet rreth masave të ndërmarra gjatë këtyre javëve për disa çështje që kanë nxitur debate në vend”, theksoi Filipini.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere dje gjithashtu sugjeroi që krerët e opozitës të marrin vendim për rikthimin e deputetëve të tyre në Parlament dhe rinisjen e dialogut politik, me qëllim të tejkalimit të krizës politike dhe vazhdimin e procesit të reformave.
Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Ulrike Maria Knuc, ka shprehur shqetësimet e shtetit të gjermanisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Ajo këto komente i bëri dje gjatë një vizite që bëri në komunën e Zhelinës.

“Unë si edhe kolgët e mi, ambasadorët tjerë, e shikojmë situatën politike në vend me shumë shqetësime. Duket që dialogu politik nuk është si duhet dhe shpresoj se dialogu i vërtetë politik do të kthehet në vend dhe të gjitha problemete të zgjidhen në kuadër të institucioneve të sistemit dhe në frymën e mediave të lira dhe në kuadër të shtetit të ligjor” tha Knuc

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *