Home / Sport / Bajram Fetai mbetet në Danimarkë, firmos me FC Lyngby

Bajram Fetai mbetet në Danimarkë, firmos me FC Lyngby

Bajram Fetai është futnollist i ri i ekipit të katërogrisë së parë daneze, FC Lyngby, me të cilët ka firmosur kontratë gjashtë mujore.

Edhe përkundër paralajmërimeve se sulmuesi tetovar Fetai karrierën do ta vazhdojë në Gjermani apo Angli, megjithatë në moment të fundit vendos të qëndrojë në Danimarkë, kësaj rradhe te skuadra e Lyngby-t. Fetai paralajmëron se në afatin kalimtar të verës mund të transferohet në ndonjë skuadër më të njohur. Sipas informatave të afërta me futbollistin, FC Lyngby i ka ofruar kushte shumë të mira finansiare, të cilat kanë tejkaluar atë që i ofrohej nga skuadrat gjermane me të cilat ishte në negociata. Fetai në muajin dhjetor u largua nga FC Nordsjelland, ku qëndroi katër vite, ndërsa së fundmi ishte në bisedime me skuadrat gjermane Duisburg, Fortuna Dyselndorf dhe Hertha Berlin. ‘Kam nënshkruar kontratë me FC Lyngby-n deri më 30 qershor të këtij viti, ndërsa në verë shpresoj të transferohen në ndonjë skuadër nga ndonjë kampionat më i fortë. Pas largimit nga Nordsjelland paralajmërova largim nga Danimarka dhe kisha disa oferta konkrete, por të them sinqerisht vendosa të vazhdoj në FC Lyngby, pasi këtu i kam të njëjtat kushte që m’i ofronin skuadra të Bundesligës së II-të gjermane. Shpresoj të tregoj paraqitje të mira me skuadrën e re, ndërsa më pas do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”,- ka deklaruar Bajram Fetai për TV Alsat-M, deri sa ishte duke folur pranoi një veturë të re që i dhurohej nga drejtuesit e FC Lynbyt. Për 25 vjeçarin i cili kohë më parë debutoi për përfaqësuesen e Maqedonisë, kjo do të jetë skuadra e katërt në Danimarkë, pasi paraprakisht ka luajtur për Silkeborg, FC Nordsjælland dhe B93, ndërsa nga kjo e fundit në vitin 2004 u transferua te gjigandët skocez Glasgoë Rangers. Bajram Fetai, i cili ka luajtur mbi 125 ndeshje kampionatin danez, mund të mbulojë më shumë pozicione, si sulmues, apo edhe pas dy sulmuesëve kryesorë. Pikërisht për këtë qëllim, nga tabori i FC Lyngby-t, janë të kënaqur që kanë siguruar shërbimet e tij, duke e vlerësuar si përforcim jashtëzakonisht të madh. “Fetai është një lojtar i aftë dhe shumë cilësorë dhe ne jemi shumë të gëzuar që kemi mundësinë që atë ta kemi në ekipin tonë. Ai ka shumë aftësi dhe cilësi të cilat ne mund t’i shfrytëzojmë në vazhdim të kampionatit”, -ka deklaruar drejtori sportiv i Lyngby-t, Birger Jorgensen. Fetai, ka lindur në Tetovë të Maqedonisë, është paraqitur përfaqësueset e grupmoshave të Danimarkës, si dhe për ekipin e parë, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar debutoi për Maqedoninë në takimin kontrollues me Shqipërinë, ndërsa luajti edhe në takimin kontrollues me Kinën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *