Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Joserioz është regjistrimi paralel i PDSH-së

BDI: Joserioz është regjistrimi paralel i PDSH-së

5 shkurt-
“Duke marrë parasysh të gjithë faktorët dhe rrethanat: që ky subjekt politik nuk ka të drejtë të kryej aktivitete lidhur me regjistrimin , siç nuk ka asnjë parti tjetër politike, për shkak të normave ligjore të cilat garantojnë fshehtësinë e të dhënave personale të qytetarëve, dhe duke marrë parasysh se është e logjikshme që një numër i madh i qytetarëve të mos i përgjigjet këtij aktiviteti jashtëligjor, atë që ajo mund të bëjë dhe si duket mundohet ta bëjë, është shantazhimi i një procesi të përkrahur dhe monitoruar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet nga ana e BDI-së.

BDI ka reaguar ndaj njoftimit të PDSH-së se ka organizuar një regjistrim paralel të popullsisë në disa vendbanime shqiptare para 1 prillit.

“Lidhur me pres konferencën e PDSH-së në të cilën u paralajmërua një aktivitetet që ata e quajnë regjistrim të popullatës, nuk e dimë se sa serioze është nga ana jonë t’i përgjigjemi dhe vlerësojmë një aktivitet aq jo serioz të këtij subjekti politik, për një çështje aq të rëndësishme, siç është regjistrimi i popullsisë. Por, ajo që është serioze dhe duhet analizuar është pyetja: Se çka në të vërtet dëshiron të bëjë kjo parti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia shqiptare në pushtet vlerëson se aktiviteti i paralajmëruar nga PDSH-ja është antiligjor.

“Duke marrë parasysh të gjithë faktorët dhe rrethanat: që ky subjekt politik nuk ka të drejtë të kryej aktivitete lidhur me regjistrimin , siç nuk ka asnjë parti tjetër politike, për shkak të normave ligjore të cilat garantojnë fshehtësinë e të dhënave personale të qytetarëve, dhe duke marrë parasysh se është e logjikshme që një numër i madh i qytetarëve të mos i përgjigjet këtij aktiviteti jashtëligjor, atë që ajo mund të bëjë dhe si duket mundohet ta bëjë, është shantazhimi i një procesi të përkrahur dhe monitoruar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet nga ana e BDI-së.

PDSH sot bëri të ditur se do të realizojë një model regjistrimi në një komunë të pastër etnike shqiptare dhe në një komunë të përzier etnikisht nga data 1 deri më 15 mars, një muaj para regjistrimit nacional të popullsisë që fillon më 1 prill të këtij viti

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *