Home / Lajme / Maqedoni / BDI: PDSH po manipulon shqiptarët

BDI: PDSH po manipulon shqiptarët

22 shkurt-
E atë që PDSH-ja e ka “qejf” më së shumti , është të përfolën dhe të shpif për njerëzit. Vetëm disa fakte për personat e përmendur: Adem Ademi – është i papunësuar; Jeton Ademi – është i papunësuar; Amdiarif Ademi – është në marrëdhënie punë mbi 6 vjet ; Xhelal Ademi – është në marrëdhënie pune mbi 6 vjet dhe jo në pozitën e shefit , e kështu me radhë”, thuhet ne reagim.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj akuzave të PDSH kundër Sekretarit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, Abdilaqim Ademit.

“Fatkeqësisht jemi të vënë në pozitë të mërzisim opinionin me demante, por në këtë pozitë nuk jemi për shkak të vullnetin tonë, por për shkak të logjikës ose filozofisë politike të PDSH-së, filozofi e cila nuk bazohet në atë që është normale dhe e zakonshme për të gjithë partitë politike në vendet demokratike, ide, propozime dhe platforma politike por gënjeshtra, manipulime me opinion, falsifikime dhe tentim për përfitime të ulta politike mbi këto baza”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në reagim më tej thuhet se, PDSH edhe sot bëri tentim manipulimin e radhës me opinionin, të bazuar sërish në gënjeshtra dhe mashtrime.

Ja çka është e vërteta sipas BDI-së :

1. Sa i përket punësimeve të administratorëve shtetëror në bazë të përfaqësimit të drejtë, Qeveria e RM-së në seancën e mbajtur me 09 shkurt ka sjellur vendim për sistematizimin e të atyre të punësuarve që kanë mbetur pa sistematizuar në bazë të kësaj programe. E vërteta është se, gjatë dy viteve qeverisje PDSH në bazë të këtij programi punësoi jo më tepër se 400 nëpunës shtetërorë, ndërsa gjatë periudhës 2008/2010 janë punësuar afër 2 000 nëpunës shtetëror.

2. Po ju përkujtojmë përsëri se: projekti Shkupi 2014 është i projektuar në periudhën 2007/08 dhe atë i inicuar nga ana e Ministrisë së Kulturës të cilën atë kohë e udhëhiqte kuadri i juaj . Ky projekt është trashigimi i qeverisjes së juaj dhe këtë nuk e di pse nuk e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni. Atë që ne mundëm ta bëjmë ishte vetëm transformimi i këtij projekti, aq samundej të transformohet nga monoetnike në multietnik. Vetëm po ju përkujtojmë Kishë në Sheshin e Shkupit nuk ka edhe pse nënkryetari i juaj kërkoi të ketë, jo një por tre.

3. Maqedonishtë nga klasa e parë është manilupim i rradhës, një gjë të këtill nuk ka, por ka mundësi për prindët që dëshirojnë të vendosin prej cilës klasë fëmijët e tyre do mësojnë gjuhën maqedonase, e njëta vazhdon edhe për nxënësit maqedonas të cilët dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe.

4. “Ligj për diskriminimin e mediumeve në gjuhën shqipe” nuk ka, por ka verzion pune të një grupi punues në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve i cili as që ka formë formale të ndonji dokumenti ligjor. Por, ka Ligj për Radiodifuzion i miratuar në vitin 2005, në të cilin është i përfshir edhe mekanizmi i “votimit të Badinterit”.

E atë që PDSH-ja e ka “qejf” më së shumti , është të përfolën dhe të shpif për njerëzit. Vetëm disa fakte për personat e përmendur: Adem Ademi – është i papunësuar; Jeton Ademi – është i papunësuar; Amdiarif Ademi – është në marrëdhënie punë mbi 6 vjet ; Xhelal Ademi – është në marrëdhënie pune mbi 6 vjet dhe jo në pozitën e shefit , e kështu me radhë.

Kjo është e vërteta sipas BDI-së se si funksionon PDSH-ja , ndërsa lidhur me “ vazalitetin “ dhe për atë se çka mund të bëjë kjo parti u tregua në vitin 2006 kur hyri në qeveri me marrëveshje për mos hapjen e çështjeve ndëretnike dhe përkrahu projekte monoetnike !

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *