Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Selmani ‘rimorkio’ politike e dikujt

BDI: Selmani ‘rimorkio’ politike e dikujt

7 shkurt-
“Ai përsëri bëri atë që e ka bërë gjithë kohën të bëhet “rimorkio” politike e dikujt. Sa për kërkesat tjera të cilat i parashtroi ai në takimin e djeshëm me gazetarë, nuk e dimë se sa herë duhet ta përkujtojmë se shumë më efektive do të ishte nëse ai (Imer Selmani) e inicionte pengimin e projekteve, siç është “Shkupi 2014” kur ishte në pushtet, për shkak se në atë kohë i ka përkrah të njëjtat si zëvendëskryeministër ose anëtar i kabinetit qeveritarë”, thuhet më tej në reagimin e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim hodhi kritika të
ashpra ndaj kreut të Demokracisë së Re duke e quajtur atë si ‘rimorkio’ politike e subjekteve të caktuara politike.
“Nuk e kemi të qartë se pse Imer Selmani-kryetar i Demokracisë së RE pas votimit të ligjit për regjistrim nuk lëshoi Parlamentin dhe atëherë të arsyetonte bojkotin me akuzën se bashkësia ndërkombëtare është në komplot të fshehur me BDI-në dhe përkrah një regjistrim, në të cilin sipas tij, nuk do të përfshihen, sic thotë mbi 250.000 shqiptarë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas BDI-së, Selmani, sa ishte në pushtet nuk i pengonte projektet si ai Shkupi 2014, ndërsa tani në opozitë ka qasje krejtësisht tjetër.

“Ai përsëri bëri atë që e ka bërë gjithë kohën të bëhet “rimorkio” politike e dikujt. Sa për kërkesat tjera të cilat i parashtroi ai në takimin e djeshëm me gazetarë, nuk e dimë se sa herë duhet ta përkujtojmë se shumë më efektive do të ishte nëse ai (Imer Selmani) e inicionte pengimin e projekteve, siç është “Shkupi 2014” kur ishte në pushtet, për shkak se në atë kohë i ka përkrah të njëjtat si zëvendëskryeministër ose anëtar i kabinetit qeveritarë”, thuhet më tej në reagimin e BDI-së.

BDI thotë se, “duke marrë parasysh se prej ku e ka origjinën politike ky subjekt politik, çdo gjë është e qartë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *