Home / Lajme / Maqedoni / BDI:Nuk është momenti për zgjedhje të parakohëshme

BDI:Nuk është momenti për zgjedhje të parakohëshme

2 shkurt-
“Parimisht ne jemi kundër bojkotit apo kësaj forme të opozitës, sepse konsiderojmë që vendi për dialog dhe trajtim të problemeve janë institucionet e vendit kurse opozita sigurisht që duhet ta shfrytëzoj prezencën e saj në parlament dhe ti ndërtojë qëndrime dhe të kërkoj atë që mendon se duhet të realizohet” tha Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim,(BDI) është kundër zgjedhjeve të parakohëshme, sidomos pa u realizuar disa projekte të mëdha hidroenergjetike, infrastruktore, dhe zgjidhjes së çeështjes së emrit.

Edhe pse kësaj partie i konvenojnë zgjedhjet e parakohëshme për shkak të rejtingut të lartë, megjithatë në këtë parti kanë qëndrim se zgjedhjet e parakohëshme nuk zgjidhin probleme, por vetëm vonojnë problemet dhe shënohet ngecje në proceset eurointegruese.

BDI nga ana e saj ka kërkuar që partitë të cilët kanë braktisur parlamentin të kthehen me qëllim të rifillimit të dialogut politik në vend. Kështu tha të mërkurën në Tetovë, sekretari gjeneral i BDI-së Abdilaqim Ademi, pak para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të partisë shqiptare në pushtet, ku temë kryesore ishte situata politike e krijuar në vend.

“Nëse nisemi nga interesi partiak i ngusht i BDI-së , ne jemi për të pasur zgjedhje, mirëpo ne themi edhe njëherë që paraprakisht duhet të zgjidhen disa çështje madhore në Maqedoni , sidomos cështja e emrit pastaj kemi çështjen e regjistrimit që kërkon një koncensus nga të gjitha subjektet, të përfundojnë fillimet e projekteve të mëdhaja hidroenegjetike koridoret 8 e 10, zonat e lira ekonomike, me qëllim që të vërehet një ngritje ekonomike dhe mirëqenie sociale për qytetarët dhe konsiderojmë që zgjedhjet e parakohëshme do të ndërprenin realizimin e këtyre që thamë më herrët dhe në këtë moment jemi kundër zgjedhjeve të parakohëshme.

Nëse kërkohet edhe njëherë nga opozita zgjedhje të parakohëshme në parlament, qëndrimin zyrtar do e themi në atë moment”, deklaroi Ademi.

Ai më tej shtoi se është kundër bojkotit të parlamentit nga aan e opozitës.“Parimisht ne jemi kundër bojkotit apo kësaj forme të opozitës, sepse konsiderojmë që vendi për dialog dhe trajtim të problemeve janë institucionet e vendit kurse opozita sigurisht që duhet ta shfrytëzoj prezencën e saj në parlament dhe ti ndërtojë qëndrime dhe të kërkoj atë që mendon se duhet të realizohet” tha Ademi.

Kryesia e BDI-së, poashtu sipas Ademit, do të del me qëndrim të prerë gjatë orëve të vona të mbrëmjes për situatën politike në vend. Në këtë mbledhje është diskutuar dhe vlerësuar për takimet me qytetarë që i ka organizuar kjo parti dhe vazhdimi i reformave të degëve dhe nëndegëve.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *