Home / Lajme / Maqedoni / BDK: Jemi për bashkëveprim në zgjedhje

BDK: Jemi për bashkëveprim në zgjedhje

25 shkurt-
Sipas tij, dalja me një program të përbashkët kombëtarë, do të mobilizonte popullatën shqiptare që në këto zgjedhje nëpërmes votes së lirë, ta shprehte pakënaqësinë ndaj politikës denigruese dhe antishqiptare, duke synuar barazinë e plotë të shqiptarëve në këtë shtet, që ka qenë ideal i sacrificës së vitit 2001 të UÇK-së dhe gjith shqiptarëve.

BDK paralajmëron se do të jetë pjesë e një programi të përbashkët të të gjitha subjekteve në zgjedhjet e parakohshme.

“Ne si BDK, jemi të intersuar që me zgjedhjet e parakoshme të kemi një ndryshim rrënjësorë të konceptit politik, në raport me çështjen shqiptare në Maqedoni dhe proceset integruese. Në këto zgjedhje, jemi të detyruar që të dalim me një program të përbashkët kombëtarë, për ti parandaluar të gjitha veprimet e deritanishme antishqiptare, që janë zhvilluar nga institucionet e këtij shteti, si Enciklopedia, proekti Shkupi 2014, apo së fundmi edhe Kisha në Kala të Shkupit”, theksoi kryetari i kësaj partie, Hysni Shaqiri.

Sipas tij, dalja me një program të përbashkët kombëtarë, do të mobilizonte popullatën shqiptare që në këto zgjedhje nëpërmes votes së lirë, ta shprehte pakënaqësinë ndaj politikës denigruese dhe antishqiptare, duke synuar barazinë e plotë të shqiptarëve në këtë shtet, që ka qenë ideal i sacrificës së vitit 2001 të UÇK-së dhe gjith shqiptarëve.

“Prandaj ne si BDK do të jemi aleat të atyre që synojnë realizimin e këtij ideali.Kur vlerësojmë se këto zgjedhje janë shum vendimtare për shqiptarët në Maqedoni, besojmë se ato do të sjellin ndryshimet e duhura në kursin e përgjithshëm politik, me synimin që shqiptarët kësaj rradhe të arrijnë faktorizoimin politik në të gjitha proceset e vendimmarrjes”, theksoi Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *