Home / Lajme / Maqedoni / BE: Asnjë ndryshim për liberalizimin e vizave

BE: Asnjë ndryshim për liberalizimin e vizave

24 shkurt-
Ministrat u njohën me mekanizmat e funksionimit të mbikëqyrjes së procesit të liberalizimit, ndërsa në qershor pritet hartimi i një raporti më të detajuar

Ministrat e brendshëm të BE shqyrtuan procesin e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit, mirëpo duke mos miratuar asnjë ndryshim.

Ministrat u njohën me mekanizmat e funksionimit të mbikëqyrjes së procesit të liberalizimit, ndërsa në qershor pritet hartimi i një raporti më të detajuar.

Franca dhe Holanda kërkuan të merret në konsideratë kërkesa e tyre për shfuqizimin e mundshëm e të përkohshëm të liberalizimit të vizave për vendet që nuk respektojnë kushtet e liberalizimit. Shqetësimi i tyre doli si kërkesë pas fluksit masiv të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht Serbia dhe Maqedonia në vendet e zonës Shengen.

Michele Cercone, zëdhënës i Komisionerit Europian për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom theksoi se evrokomisionerja Malmstrom i ka arsyetuar ministrave të BE-së veprimin e mekanizmit mbikëqyrës, të miratuar pas heqjes së vizave për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë në nëntor të vitit të kaluar.

Një zyrtar i presidencës hungareze me BE-në ka theksuar për gazetarët se ministrat vetëm kanë dëgjuar raportin e Mamstrom, ndërsa nuk ka pasur asnjë kërkesë apo vendim rreth tij.

Komisioni Evropian është përgjegjës për të vlerësuar se a do ta dërgojë propozimin për shqyrtim edhe pranë këshillit të ministrave të BE-së.

Mekanizmi për mbikëqyrje të liberalizimit të vizave dhe propozimi francezo-holandez nuk kanë asnjë lidhje midis tyre dhe janë dy gjëra të ndryshme, theksuan burime pranë BE. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *