Home / Lajme / Maqedoni / Berisha: PD-ja, fitore të thellë në zgjedhjet e 8 majit

Berisha: PD-ja, fitore të thellë në zgjedhjet e 8 majit

6 shkurt-
Gjithashtu Berisha nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e 21 janarit e duke e cilësuar sërisht demonstratën si një grusht shteti ndaj qeverisë. Ai ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama se është përgjegjësi kryesor i puçit që kërkoi të përmbyste qeverinë e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të partisë. Në fjalën e tij kryetari i PD-së dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha theksoi se ky këshill është thirrur për të nisur përgatitjet serioze për zgjedhjet lokale të 8 majit.

“Ne nisim sot veprimtaritë për të përgatitur në 8 maj zgjedhjet më të mira, më të lira, më të ndershme që ka njohur vendi në gjithë historinë e tij. Ne shkojmë në këto zgjedhje me vendimin e palëkundër që shqiptarët të votojnë të lirë theksoi Berisha duke shtuar se PD-ja është për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe është sinonimi i votës së lirë.

Ai gjithashtu theksoi se PD-ja është themeluesja e votës së lirë të shqiptarë, është mbrojtja e votës së lirë pasi ajo është promotorja e saj.
“Sot 20 vjet pas themelemit të PD-së ne jemi sërish në pushtet si asnjë forcë tjetër në europën komuniste. Ne qëndrojmë të fuqishëm sepse ne në 20 vite besuam vullnetin e lirë të shqiptarëve. Mbrojtëm të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë” tha Berisha.

“Ne shkojmë në zgjedhje për t`i dhënë shqitarëv të gjitha mundësit të shprehim vullnetin e tyre si qytetarë europianë. Ne shkojmë të sigurtë për një fitore të thellë dhe të merituar. Ne shkojjmë në zgjedhje në një fitore të thellë dhe të merituar drejt Shqipërisë blu” theksoi më tej Berisha.

Gjithashtu Berisha nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e 21 janarit e duke e cilësuar sërisht demonstratën si një grusht shteti ndaj qeverisë. Ai ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama se është përgjegjësi kryesor i puçit që kërkoi të përmbyste qeverinë e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

“Ne jemi të vendosur të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të kapërcejmë çdo pengesë që puçistët mund të nxjerrin. Ky ishte një grusht shteti i cili kishte në aparencë një treshe aventuriere të dhunshme si Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi, por kishin prapa skene edhe puçistët e tjerë të cilët kishin vendosur ëndrrën e mandateve të tyre mbi dhunën për të rrëzuar qeverinë e votës së lirë” theksoi më tej Berisha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *