Home / Lajme / Maqedoni / BFI, ndodhitë në Kala vazhdimësi e projekteve monofetare e qeverisë

BFI, ndodhitë në Kala vazhdimësi e projekteve monofetare e qeverisë

17 shkurt-
“Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, të mos kyçen në çfarëdo aktivitete të dhunshme që mund të priten, e të cilat janë të lidhura me rekonstruimin e këtij ose të objekteve tjera në Kala të Shkupit, të cilat kanë domethënie të përgjithshme civilizuese dhe kulturoro-historike”, thuhet në komunikatën e KOM-it.

Dhuna në Kalanë e Shkupit, nuk mund të përshkruhet ndryshe, veçse si një reflektim i diskriminimit sistematik ndaj fesë islame që nga pavarësia e Maqedonisë, duke filluar me ndërtimin e kryqeve mbi Sahat kullat islame, me djegien e xhamive gjatë vitit 2001 dhe shumë rasteve tjera. Kështu vlerësojnë nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI), duke shprehur keqardhje që qeveria aktuale ka zgjedhur taktikat e projekteve monofetare dhe monoetnike.
“Dhuna që u përdor të dielën në kala duhet të jetë mjeti i fundit i Qeverisë së Maqedonisë për ti thënë STOP retorikës nacionaliste për të nxitur një konflikt ndërfetar dhe ndëretnik, sepse ajo dhunë jo vetëm që plagosi disa persona, por mund të plagos deri në vdekje edhe indet që mund t’i lidhë historitë e dy popujve në këto hapësira. Rezultat i kësaj gjendje është politika e viteve të fundit të Qeverisë së Maqedonisë për të promovuar vetëm orthodoksizmin si fe shtetërorë duke lënë kështu islamin që i përkasin gati gjysma e popullsisë së Maqedonisë”, deklaroi Driton Dikena , përfaqësues i BFI-së.
Ndërkohë edhe Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) nëpërmjet një reagimi me shkrim ka gjykuar të gjitha format e dhunës dhe tentativat për ndezje të mllefit dhe jotolerancës ndërfetare dhe ndëretnike. KOM-i gjithashtu ka bërë thirrje për paqe, mirëkuptim dhe dialog pasi vetëm në këtë mënyrë, sipas tyre, mund të zgjidhen problemet dhe çështjet e hapura.
“Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, të mos kyçen në çfarëdo aktivitete të dhunshme që mund të priten, e të cilat janë të lidhura me rekonstruimin e këtij ose të objekteve tjera në Kala të Shkupit, të cilat kanë domethënie të përgjithshme civilizuese dhe kulturoro-historike”, thuhet në komunikatën e KOM-it.
Sipas Kishës Ortodokse Maqedonase, objekti në Kala të Shkupit nuk është kishë, por muze i cili po rindërtohet në themelet e një kishe mesjetare. Megjithatë, ndërtimet në këtë objekt tensionuan në masë të madhe raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *