Home / Sport / Birmingem fiton Kupën Carling

Birmingem fiton Kupën Carling

Sulmuesi i Birmingemit, Obafemi Martins është hero i finales së Kupës Carling, pasi ai me golin e shënuar në minutën 89 i siguroi skuadrës së tij këtë trofe të çmueshëm.

Birmingemi të dielën në “Uembli” mposhti Arsenalin 2:1, duke fituar këtë trofe mjaft të rëndësishëm.
Ishte skuadra e Birmingemit, e cila e para me golin e Nikola Zhigiq (28’), erdhi në epërsi, kurse Robi Van Persi (39’) barazoi shifrat në 1:1.
Lojë e fortë u zhvillua edhe në fraksionin e dytë të lojës, ku nuk kanë munguar rastet nga të dyja skuadrat. Kur pritej që takimi të përfundojë baras dhe të zhvillohej pjesa shtesë, në skenë doli Martins (89), i cili me golin e tij i siguroi kupën skuadrës së Birmingemit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *