Home / Lajme / Rajon / Blerim Reka këshilltar në kabinetin e Pacollit

Blerim Reka këshilltar në kabinetin e Pacollit

28 shkurt-
Blerim Reka, pas kthimit nga misioni i tij i ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, është edhe zyrtar i jashtëm i MPJ-së së Maqedonisë, profesor universitar pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë si dhe në universitetet në Kosovë.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka do të jetë këshilltar për integrimet në BE dhe NATO pranë kabinetit të presidentit Behgjet Pacolli.

Emërimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave, me ç`rast Reka si një diplomat me karrierë në Bruksel është i përzgjedhuri i Pacollit.

Blerim Reka, pas kthimit nga misioni i tij i ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, është edhe zyrtar i jashtëm i MPJ-së së Maqedonisë, profesor universitar pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë si dhe në universitetet në Kosovë.

Në kabinetin e Pacollit pritet të angazhohet edhe Naim Maloku, nënkryetari aktual i AAK-së, në pozicionin e këshilltarit për çështje të sigurisë, ndërsa këshilltar për bisedimet me Serbinë do të jetë politikologu Behlul Beqaj

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *