Home / Sport / Cana shënon golin e parë në Turqi dhe hyn në historinë e Gallatës

Cana shënon golin e parë në Turqi dhe hyn në historinë e Gallatës

Futbollisti shqiptar Lorik Cana hyn në historinë e klubit turk të Gallatasarajit me golin e shënuar dje kundër Eskishehirit, duke u regjistruar si futbollisti i parë i huaj që shënon me këtë fanellë në stadiumin e ri “Turk Telekom Arena”.

Lorik Cana ka pritur shumë, por pas besimit të rifituar dhe performancave të mira në fushë, ka marrë për dore Gallatasarain për ta çuar te fitorja. Në ndeshjen e javës së 20 të luajtur në shtëpi ndaj Eskisehirspor, gjiganti i futbollit turk është rikthyer te fitorja, duke triumfuar me rezultatin 4-2. Pas vetëm 11 minutash lojë, ka qenë pikërisht futbollisti shqiptar ai që ka çuar topin në rrjetë. Një goditje e Sabri në zonë dhe Cana, i ndodhur te pika e 11-metërshit, e ka devijuar topin për në rrjetë. Me këtë gol Cana regjistrohet në historinë e klubit më të lavdishëm turk si futbollisti i parë i huaj që shënon në stadiumin e ri “Turk Telekom Arena”. 3 minuta më vonë Gallatasarai shënon edhe golin e dytë, me Stançu. Për ta çuar në tre numrin e golave mendon Kjuell. Miqtë reagojnë me dy gola të Eser (71’) dhe Karan (77’), por vendasit nuk i kishin mbyllur llogaritë. Milan Barosh, me golin e tij në minutën e 82, fikson fitoren 4-2 të Gallatasarait. Goli i shënuar dje është edhe i pari për Lorik Canën në kampionatin turk, ku ka luajtur vetëm 14 ndeshje. Golin e fundit, Lorik Cana e shënoi në fanellën e Marsejës më 15 mars në vitin 2008, në fitoren si mysafirë 3-1 ndaj Paris Sen Zhermenit. Ndërkohë goli i fundit i Canës në Ligën e Kampionëve ishte në disfatën 1-2 kundër Liverpoullit, më 17 shtator të vitt 2008. Cana vitin e kaluar luajti një sezon në Angli me Sunderlandin, por edhe pse spikati me paraqitje të shkëlqyeshme, megjithatë nuk arriti asnjëherë të prek rrjetën. Skuadra e tij, pas 20 javësh, renditet në vendin e tetë në kuotën e 29 pikëve, 15 më pak se kryesuesit e Trabzospor.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *