Home / Lajme / Maqedoni / Dëmtohen varrezat myslimane në Strugë

Dëmtohen varrezat myslimane në Strugë

13 shkurt-
Anëtari i Këshillit të vakëfeve pranë Myftinisë në Strugë, Asllan Shate ka apeluar që të ketë përkujdesje më të madhe për varrezat, pasi që ato siç tha ai janë “nekropole për të gjithë qytetarët e komunitetit mysliman dhe mirëmbahen me mjete vullnetare të popullatës”

Në Strugë mbrëmë persona të panjohur kanë dëmtuar varrezat myslimane dhe ky është sulmi i pesë vandal ndaj këtyre varrezave.

Sipas personave përgjegjës të varrezave, vandalët kanë dëmtuar dhe thyer 27 kandelabrat ndriçues në rrethojat e varrezave. Xhemal Prishtina ka qenë një nga dëshmitarët që ka hasur dëmet e shkaktuara i cili menjëherë ka njoftuar personat përgjegjës.

Anëtari i Këshillit të vakëfeve pranë Myftinisë në Strugë, Asllan Shate ka apeluar që të ketë përkujdesje më të madhe për varrezat, pasi që ato siç tha ai janë “nekropole për të gjithë qytetarët e komunitetit mysliman dhe mirëmbahen me mjete vullnetare të popullatës”.

Xhemal Prishtina theksoi se këto akte janë kryer nga grupe vandale maqedonase, duke aluduar se janë reflektim i ngjarjeve në Kalanë e Shkupit.

Kohë më parë, gjatë vitit të kaluar, varrezat myslimane në Strugë, disa herë kanë qenë cak i hajnave dhe vandalëve të ndryshëm, që kanë atakuar këtë nekropole. Ngjarjet vandale dhe të shëmtuara në varrezat myslimane në Strugë po përsëriten vazhdimisht duke shtuar edhe intensitetin edhe masën e dëmeve, por nga organet e policisë deri tani nuk janë gjetur autorët e dëmit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *