Home / Lajme / Maqedoni / Dënohet me 700 euro sepse ofendoi Gruevskin

Dënohet me 700 euro sepse ofendoi Gruevskin

6 shkurt-
43 vjeçari edhe me shtetësi belge, i cili po qëndron për pushime në vendlindje është kapur nga policia dhe është urdhëruar që në procedurë urgjente të paguaj dënimin.

Agim Tahiri nga Shkupi është dënuar me 700 euro dënim vetëm pse ai akuzohet se ka sharë kryeministrin Nikolla Gruevski.

43 vjeçari edhe me shtetësi belge, i cili po qëndron për pushime në vendlindje është kapur nga policia dhe është urdhëruar që në procedurë urgjente të paguaj dënimin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ilinden, derisa kryeministri Gruevski po qëndronte atje për një promovim të një projekti. “Ne kemi qenë në një distancë të largët dhe jemi takuar si zakonisht si fqinj dhe kemi sharë njëri tjetrin, ai në shqip, e unë në maqedonisht. Por para nesh qëndronin edhe dy tre persona të tjerë të panjohur. Sapo kishte përfunduar manifestimi, një person kapi Agim Tahirin dhe duke e arrestuar si kriminel i thoshte se përse e shanë kryeministrin. Agimi i thoshte se nuk e kishte sharë kryeministrin, por është sharë me fqiun e tij”, ka deklaruar për TV A1, Rade Spasovski, një mik i afërt i Agim Tahirit.

Familja e emigrantit shqiptar janë të shqetësuar nga ky arrestim, për shkak se sipas tyre nuk është bërë fjalë për ofendimin e kryeministrit. Ata kanë akuzuar policinë për sjellje arrogante dhe joadekuate gjatë arrestimit dhe se disa dëshmitarë janë paraqitur për lirimin e Agim Tahirit.

Gjithashtu bëhet e ditur se familja do të bëjë ankesë edhe pranë ambasadës belge në Shkup, për ti njohur me rastin dhe sjelljen brutale të organeve policore, për një proces të tillë, që sipas tyre, është i montuar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *