Home / Sport / Dështon miqësorja me Dritën, Shkëndija shkon në Dojran

Dështon miqësorja me Dritën, Shkëndija shkon në Dojran

Për shkak të gjendjes katastrofale të tereneve për seanca stërvitore, Shkëndija të dielën do të udhëtojë për në Dojran, ku do të qëndorjë deri të premten e ardhshme.

Mungesa e tereneve adekuate për zhvillimin e seancave stërvitore dhe takimeve kontrolluese ka bërë që ndeshja e paralajmëruar mes Shkëndijës dhe Dritës të anulohet përfundimisht. Në moment të parë takimi në fjalë duhej të zhvillohet të mërkurën, ndërsa arysa e mungesës së terenit u shty për të shtunën. Mirëpo tani edhe palni i ‘dytë’ bie në ujë, kështu që takimi në fjalë nuk do të zhvillohet, të paktën në një të ardhem të afërt. Mungesa e terenit pos që shtyu takimin kontrollues me Dritës, gjithashtu ka bërë që drejtuesit e Shkëndijës të vendosin të largojnë ekipin nga Tetova. Për shkak të gjendjes katastrofale të tereneve për seanca stërvitore, Shkëndija të dielën do të udhëtojë për në Dojran, ku do të qëndorjë deri të premten e ardhshme. Përvec seancave të rregullta stërvitore, nuk përjashtohet mundësia që ekipi të zhvillojë edhe ndonjë takim kontrollues, për të cilët do të vendoset gjatë javës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *