Home / Sport / Diego: Drejtuesit e Juves s’marrin vesh nga futbolli

Diego: Drejtuesit e Juves s’marrin vesh nga futbolli

Pas “helmit” që lëshoi Amauri dy ditë më parë, një tjetër ish-futbollist sulmoi sot me deklarata klubin bardhezi: Diego.

Shënjestra e fjalëve të brazilianit, i transferuar te Volfsburgu gushtin e kaluar, janë drejtuesit e Juventusit: “Problemi nuk janë lojtarët, por njerëzit që s’marrin vesh nga futbolli. Nuk është e vështirë të dallosh që asgjë nuk shkon siç duhet. Kuptohej fare lehtë që do të ishte një vit shumë i vështirë për Juven”.

Diego shpreson që futbollistët të mund të zgjidhin situatën: “Shpresoj që ish-shokët e mi dhe njerëzit e mirë të arrijnë në një zgjidhje. Ata që nuk e kuptojnë futbollin janë përgjegjësit dhe shpresoj që Juventusi të ndryshojë këtë sistem”.

Por ish-fantazisti juventin e di që nuk do të jetë e lehtë: “Situata e tanishme është më e rëndë se e vitit të shkuar. Ka plot lojtarë cilësorë, të cilët mund të luajnë mirë së bashku, por që ende nuk e kanë bërë. Mendoj se gjërat mund të ndryshojnë, por do të jetë shumë e vështirë. Lojtarët kanë vështirësi në lojë dhe nuk është faji i tyre. Duhet gjetur një zgjidhje për t’i bërë këta futbollistë të luajnë mirë së bashku”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *