Home / Lajme / Maqedoni / DNEVNIK:Shqiptarët masovikisht kundër qeverisë

DNEVNIK:Shqiptarët masovikisht kundër qeverisë

5 shkurt-
Një pjesë e madhe e qytetarëve vlerësojnë se qeveria nuk është e aftë që të menaxhojë me problemet me të cilët përballet Maqedona dhe nuk mund ti besohet por megjithatë në pyetje konkrete shumica mendojnë se qeveria e VMRO-DPMNE-së, më së miri do të menaxhojë nga ndonjë qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja. Anketa e së përditshmes maqedonase tregon se shqiptarët janë më kritik ndaj qeverisë.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE është përpara LSDM-së, me 9, 6 përind përparësi. Këtë e tregon anketa e fundit e realizuar nga gazeta në gjuhën maqedonase Dnevnik, e realizuar në fund të janarit.

Në bllokun e partive politike shqiptare, BDI ka përparësi ndaj PDSH-s. Partia e Ahmetit ka përkrahje 8, 4 përqind, ndërsa partia e Thaçit ka 3, 6 përqind përkrahje.

Një pjesë e madhe e qytetarëve vlerësojnë se qeveria nuk është e aftë që të menaxhojë me problemet me të cilët përballet Maqedona dhe nuk mund ti besohet por megjithatë në pyetje konkrete shumica mendojnë se qeveria e VMRO-DPMNE-së, më së miri do të menaxhojë nga ndonjë qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja. Anketa e së përditshmes maqedonase tregon se shqiptarët janë më kritik ndaj qeverisë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve vlerësojnë se kryeministri Nikolla Gruevski, mban llogari vetëm për veten e tij dhe të partisë në vend se për shtetin dhe se nuk mund ti besohet.Qytetarët në këtë drejtim janë të ndarë për aftësitë dhe përgjegjësitë e tija. Keq në këtë drejtim është edhe lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski. Vetëm 6 përqind e të anketuarve ishin të kënaqur nëse ai formon qeveri, ndërsa 45 përiqnd të të anketuarve kanë thënë se do të ishin të zgënjyer nëse ai formon qeveri.

Edhe pse shumica nuk besojnë as në njërin as në tjetrin, megjithatë një numër i madhe i të anketuarev mendojnë se qeveria e Gruevskit, më së miri do të menaxhonte me problmet e papunësisë dhe bujqësisë.

Dalllimi në favor të qeverisë aktuale, është më i shprehur tek maqedonasit. Thuajse rezultat i barabartë fitohet në pyetjen se cila nga dy qeveritë do të ishte më e suksesshme në zgjidhjen e emrit dhe do të siguronte më shumë demokraci.

Sërish tek maqedonasit, pushteti aktual gëzon më shumë besim nga ndonjë qeveri të formuar nga LSDM-ja, madje edhe për çështjen e emrit dhe për demokracinë e tyre, por vetëm me nënvlerësim se për këto dy tema, shumica nuk kanë besim as në njërën as në tjetrën parti.

Qytetarët më shumë besim kanë ndaj Ministrit të shëndetësisë Bujar Osmani, ndërsa më pak i besojnë ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *