Home / Lajme / Maqedoni / Dorëheqja e Novakovskit-Reagimet

Dorëheqja e Novakovskit-Reagimet

24 shkurt-
“Të gjithë kërkojmë, ndërkaq nëse kërkojmë zgjedhje, besoj se edhe opozita edhe partitë në pushtet janë të gatshme për këtë. Duhet të zgjidhet kjo me KSHZ-në dhe të shkohet në zgjedhje”, deklaroi deputeti Haliti.

Dorëheqja e djeshme e Kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor, z. Novakovski te Demokracia e Re edhe më tepër ka forcuar bindjen se në prapaskenë qëndrojnë manipulimet e mundshme me listën zgjedhore për të cilën ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kishin deklaruar bashkë me ish-Kryetarin e KQZ-së, Novakovski se e njëjta është e pastruar nga votuesit fiktiv.“Fakti që vetëm para disa javëve vlerësimet ishin se gati 200 mijë votues janë fiktiv dhe të cilët përsëriten në të gjitha ciklet zgjedhore, ndërsa para disa ditëve dalin se kanë qenë vetëm 15 mijë votues fiktiv na detyron të dyshojmë se pushteti pregadit skenar të keqpërdorimit të mundshëm të këtyre votuesve fiktiv”, vlerëson DR.Dorëheqja e djeshme e z. Novakovski sipas këtij subjekti politik vetëm rrit dyshimet e tyre në drejtim të përgatitjes së keqpërdorimeve të mundshme zgjedhore nga ana e pushtetit. Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor Aleksandar Novakovski dje dorëzoi dorëheqjen deri te kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski.”Duke e pasur parasysh se me ngjarjet e fundit në tërësi rrezikohet paanshmëria ime dhe besimi, të cilin duhet ta ketë çdo kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor, vlerësoj se duhet të tërhiqem nga ky funksion në interes të mbrojtjes së kredibilitetit të KSHZ-së dhe angazhimit tim të deritanishëm profesional”, thuhet, ndër të tjerash, në dorëheqjen e dorëzuar deri te spikeri Veljanoski.Novakovski në këtë post vjen nga radhët e LSDM-së dhe dyshohet se kjo parti ka bërë presion që I njejti të dorëhiqet.
Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE-ja, sot ka regaur pas dorëheqjes së Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve , Aleksandar Novakovski.Partia e Gruevskit ka thënë se ky është një tentim i LSDM-së, për të ikur nga zgjedhjet e parakohshme.Nga partia e Gruevskit edhe një herit kanë potencuar se do ti pranojnë të gjitha kërkesat e opozitës përveç, debllokomit të llogarive bankare të televizionit A1, pasiqë sipas tyre kjo është punë e pushtetyt gjyqësorë. Në bazë të kodit zgjedhorë, partiatë opozitare në afat prej tre janë të obliguar që të propozojnë emrin e kandidatit i cili do ta zëvendësoj, Novakovskin. Jozyrtarisht meret vesh se partia maqedonase në opozitë LSDM-ja, deri në moment të fundit do të taktizojë me emrin e propozimin e kreut të ardhshëm të KSHZ-së.
Në bazë të Kodit zgjedhorë në rast se opozita në afat kohor prej tre ditëve nuk paraqet emrin e kryetarit të ri, atëherë, atë do ta propozojë komisioni parlamentarë për zgjedhje dhe emërime, ndërsa do ta zgjedh Parlamenti me dy të tretën e votave të deputetëve. Zëdhënësi i parlamentit Todor Pendarov, ka thënë se deri në këto momente në parlament nuk ka aritur asnjë propozim nga opozita për kryetar të ri të këtij institucioni. – Është e drejtë legjitime e secilit funksionar që vetë të vlerësojë nëse do të vazhdojë ta kryejë funksionin apo jo. Ne jemi lënë para aktit të kryer, deklaroi sot Rafiz Haliti, deputet dhe anëtar i kryesisë më të lartë të BDI-së lidhur me dorëheqjen e kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Novakovski.BDI do ta respektojë ligjin dhe hapat e tyre të ardhshme, sipas Halitit, do të jenë në pajtim me ligjet.”Kryetari i KSHZ-së duht të jetë nga radhët e opozitës dhe ne do ta respektojmë këtë. Nëse opozita propozon ndonjë nga anëtarët e tanishëm të KSHZ-së nga opozita, apo ndonjë tjetër, gjithsesi se ne do ta mbështesim atë”, deklaroi Haliti.Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, tha se partia e tij mendon se opozita do të jetë pjesë e zgjedhjeve.”Të gjithë kërkojmë, ndërkaq nëse kërkojmë zgjedhje, besoj se edhe opozita edhe partitë në pushtet janë të gatshme për këtë. Duhet të zgjidhet kjo me KSHZ-në dhe të shkohet në zgjedhje”, deklaroi deputeti Haliti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *