Home / Lajme / Maqedoni / Dramë në Kala të Shkupit, kisha ndërtohet natën

Dramë në Kala të Shkupit, kisha ndërtohet natën

11 shkurt-
Në Kala kanë shkuar edhe përfaqësues të lartë të BDI-së, Ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë qeveritar. Ata deklaruan se me të gjitha format e mundshme do të pamundësojnë punimet. Ndryshe paraprakisht pas publikimit të lajmit se në kala po ndërtohet kishë dhe reagimeve të opinionit BDI dhe partneri i saj i koalicionit qeveritarë deklaruan se punimet do të ndërpriten dhe në kala nuk do të ndërtohet deri në qartësimin e situatës.

Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet gjatë natës. Punimet që filluan mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta nga rreth 100 punëtorë të sjellë nga Manastiri kanë shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët shqiptarë të cilat kanë ndërhyrë për të penguar ngritjen e këtij objekti të kontestuar. Qytetarët të mbledhur në mënyrë spontane kanë rrënuar muret e objektit dhe pajisjet për ndërtim.
Në Kala kanë shkuar edhe përfaqësues të lartë të BDI-së, Ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë qeveritar. Ata deklaruan se me të gjitha format e mundshme do të pamundësojnë punimet. Ndryshe paraprakisht pas publikimit të lajmit se në kala po ndërtohet kishë dhe reagimeve të opinionit BDI dhe partneri i saj i koalicionit qeveritarë deklaruan se punimet do të ndërpriten dhe në kala nuk do të ndërtohet deri në qartësimin e situatës.

Por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Më i thirruri për të shpjeguar këtë situatë sigurisht se është VMRO-DPMNE-ja dhe Pasko Kuzman, njeriu i cili ka iniciuar ndërtimin e këtij objekti në Kala të Shkupit. Ndërkohë Izet Mexhiti, I cili mbrëmë ishte ën vend ngjarje bashkë me ministrin e shëndetësisë Bujar Osmani, zv/ ministrin e brendshme Xhevat Buçi, dhe disa deputetë të rrethit të Shkupit.

“Pas orës 10 të mbrëmjes në mënyrë të fshehtë duke menduar se nuk do të zbulohen kanë ardhur të punojnë. Ne erdhëm në vendin e ngjarjes i gjetëm punëtorët duke punuar edhe momentin e parë ne erdhëm këtu për të dhënë mundësinë, hapësirën që të gjendet zgjidhje që të reflekton historinë e Kalasë, historinë e gjitha periudhave mirëpo këtë hapësirë dikush u mundu ta keqpërdorë dhe ne këtu jemi sonte të tregojmë se nuk lejojmë askënd të vepron në atë mënyrë, ne jemi këtu dhe do ti përgjigjemi në çdo moment ajo që ka reflektuar tek popullata” tha Izet mexhiti, nënkryetar i BDi-së. ALSAT

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *