Home / Sport / Drita fiton kontrolluesen me Vëllazërimin

Drita fiton kontrolluesen me Vëllazërimin

Drita e Bogovinës ka nisur me sukses ndeshjet kontrolluese, pasi të hënën në Kërçovë me rezultatin 1:0 mundi skuadrën e Vëllazërimit.

Bogovinasit një kohë të gjatë nuk po arrinin të zhvillojnë ndeshje kontrolluese, si pasojë e mungesës së fushave adekuate për lojë. Në këtë drejtim me probleme të mëdha është ballafaqur trajneri i Dritës, Jeton Beqiri, i cili për këtë arsye nuk arrinte të realizojë në përpikmëri planin e përgatitjeve dimërore. Drita ndeshjen e parë kontrolluese duhej ta zhvillojë kundër Teteksit, ndërsa javën e kaluar dy herë u shty përballja me Shkëndijën. Mirëpo për fat të mirë të hënën bogovinasit arritën të luajnë mënë fund një takim kontrollues, ku trajneri Beqiri testoi formën e të gjithë futbollistëve. Drita tregoi lojë të mirë, ndërsa vendimtar ishte goli i përforcimit të janarit Eshtref Deharit. Sulmuesi i Shkëndijës, i cili në pranverë do të luajë si futbollist i huazuar te Drita, që në ndeshjen e parë tregoi se do të jetë përfrocim i madh për këtë skuadër. Interesant është fakti se golin e parë për Dritën, Dehari e shënoi kundër ish-skuadrës së tij, pasi rrikujtojmë se ai në sezonin vjeshto paraqitej në fanelën e Vëllazërimit. ‘Jemi të kënaqur që më në fund arritëm të zhvillojmë një ndeshje kontrolluese. Si për fillim duhet të jem i kënaqur me lojën, ndërsa gëzon fakti se përforcimet e angazhuara që në ndeshjen e parë gjetën vendin e tyre dhe konfirmuan se do jenë ndihmesë e madhe për ne në gjysmësezonin pranveror. Shpresoj që në vazhdim të përgatitjeve të zhvillojmë edhe ndonjë ndeshje kontrolluese, për të patur një pasqyrë më të qartë rreth formës së futbollistëve’,- u shpreh shefi i stafit teknik të Dritës, Jeton Beqiri, për të cilin kjo ishte përballja e parë në pankinën e Dritës, pas rrikthimit të tij në taborin e bogovinasve, kuptohet në cilësinë e trajnerit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *