Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Jep dorëheqje drejtori i Teatrit Artan Skenderi

Ekskluzive:Jep dorëheqje drejtori i Teatrit Artan Skenderi

21 shkurt-
Letrën ku drejtori e ka parashtruar dorëheqjen e tij e ka dërguar edhe emailin zyrtar të televizionit Koha.
Gjatë ditës së martë do të kemi më shumë informacione.

Disa ditë pas ankesave publike për mos pasje kushtesh të funksionimit të teatrit lidhur me një premierë, drejtori i institucionit nacional Teatri i Tetovës Artan Skenderi, ka ofruar dorëheqje nga ky post. Dorëheqjen ia ka dorëzuar me shkrim ministres së Kulturës Kamçevska.
Skenderi, në dorëheqjen e tij, shkruan se pas dy vitesh si drejtor i Teatrit të Tetovës jep dorëheqje të parevokueshme nga ky post për arsye personale.
Ndryshe, disa ditë më parë Skenderi, gjatë një pres konference me gazetarë tha se për shkak të mospasjes së nxemjes qendrore rrezikon të mos jepet premiera e shfaqjes Kastraveci, ndërsa ka paralajmëruar se shfaqja mund të jepet edhe para qeverisë.
Poashtu drejtori në dorëheqje gjatë vitit të kaluar nuk ka marrë pjesë në prezantimin vizuel për projektin e objektit të ri për Teatrin e Tetovës dhe Bibliotekën, ndërsa menaxhimi i këtij projekti nga ana e Ministrisë së Kulturës i është dhënë në dorëzim Qendrës për Kulturë në Tetovë.
Letrën ku drejtori e ka parashtruar dorëheqjen e tij e ka dërguar edhe emailin zyrtar të televizionit Koha.
Gjatë ditës së martë do të kemi më shumë informacione.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *