Home / Sport / Ëndrra e Benitezit: Të rikthehem te Liverpuli

Ëndrra e Benitezit: Të rikthehem te Liverpuli

Rafael Benitez ka deklaruar se ëndrra e tij është që një ditë të rikthehet në krye të stolit të Liverpulit, të cilin e la qershorin e kaluar.

Në një intervistë për “BBC”, tekniku spanjoll pohoi: “Të jem trajner i Liverpulit është një ëndërr për mua. Por e di që në këtë moment Dalglish po bën një punë të mirë. Duhet të pres dhe të vazhdoj t’i shoh ndeshjet. Por nëse më pyesni nëse do të doja të rikthehesha, do të thoja sigurisht që po. Çështja nuk është po apo jo, por kur”.

Ish-tekniku i Interit foli edhe për transferimin e Fernando Torresit nga Liverpuli tek Çelsi për shumën e “çmendur” të 58.5 milionë eurove (50 milionë stërlina). “Vjet morrëm një ofertë prej 70 milionë stërlinash”, shpjegoi Benitez. “E në atë kohë Fernando nuk luante edhe aq mirë. Janë shumë para, por mund të ishin edhe më tepër”.

Nën drejtimin e Liverpulit, Rafael Benitez fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005 dhe Kupën e Anglisë një vit më pas.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *