Home / Sport / F1, anulohet Grand Prix Bahrein

F1, anulohet Grand Prix Bahrein

Sezoni 2001 i Formula 1 nuk do të debutojë më 13 mars në Baherin, por dy javë më vonë në Australi. Kjo është hera e parë që ndodh në historinë Kampionatit Botëror në Formula 1

Grand Prix i Bahrein, që duhej të zhvillohej më 13 mars, është anuluar për shkak të situatës politike të turbullt që mbizotëron në vend. Kjo është hera e parë që ndodh në historinë Kampionatit Botëror në Formula 1.

Në fakt, pritej prej disa ditësh një vendim i tillë, por tashmë është zyrtare.

Sezoni 2001 i Formula 1 nuk do të debutojë më 13 mars në Baherin, por dy javë më vonë në Australi, 27 mars

“Cirkuiti ndërkombëtar i Bahrein lajmëron që Mbretëria e Bahrein nuk do të presë Grand Prix të F1 këtë vit”, shpjeguan organizatorët.

Bernie Ecclestone, padroni i të drejtave komerciale të F1: “Është e trishtueshme, por Bahrein bëri zgjedhjen e tij. Në i dëshirojmë më të mirën”.

Këtë vit kampionati do të ketë 19 dhe jo 20 gara.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *