Home / Sport / FETAI DHE DY IBRAIMAT ME KLUBE TË REJA

FETAI DHE DY IBRAIMAT ME KLUBE TË REJA

Dita e fundit në merkaton e janarit ka sjellë disa risi sa u përket lëvizjeve të futbollistëve shqiptar. Bajram Fetai mbetet në Danimarkë, por tani te skuadra e Lyngbyt, ndërsa skuadra të reja kanë gjetur edhe të dy Ibraimat. Besar Ibraimi ka firmosur me skuadrën ukrainase Sevastopol, ndërsa NK Nafta është skuadra e re e Agim Ibraimit.

Mbrëmë në mesnatë është mbyllur merkatoja dimërore e cila për futbollistët shqiptarë ka sjellë shumë pak lëvizje. Reprezentuesi i Maqedonisë, Bajram Fetai edhe përkundër paralajmërimeve se do të transferohet në ndonjë ligë më të fortë europiane, ai mbetet në Danimarkë, duke firmosur për 6-të muaj me ekipin FC Lyngby. Fetai ishte në bisedime me skuadrat gjermane Duisburg dhe Fortuna, mirëpo ofertat e tyre nuk kënaqën apetitet e sulmuesit, i cili vendos të qëndrojë në kampionatin danez, ku së fundi katër vite ishte pjesë e Nordsjellandit.

Besart Ibrahimi ka firmosur kontratë për 3,5 vite me skuadrën ukrainase, Sevastopol. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Sevastopolit. Ibraimi është transferuar si futbollist i lire, pasi ditë më parë shkëputi kontratën me skuadrën gjermane Schalke, ku gjeti shumë pak hapsira për të luajtur. Ekipi i ri i Ibrahimit, Sevastopol për momentin është në vendin e parafundit në Ligën e parë të Ukrainës.

Ndërkohë është dashur që të vijë dita e fundit e afatit kalimtar, që Agim Ibraimi të vendosë për skuadrën e tij të re. Tetovari ka firmosur për gjashtë muaj me ekipin slloven NK Nafta, duke u rrikthyer në kampionatin ku shkëlqeu me Olimpian. Ibraimi kishet aventurë të pasuksesshme te turqit e Eskichehirspor, ndërsa pas shkëputjes së kontratës lidhej me shumë skuadra, por që në fund vendosi të lidhet me Nafta-n.

Sa i përket kampionatit të Maqedonisë nuk pati ndonjë lëvizje që madhe që bie në sy, pasi paraprakisht skuadrat kishin kryer punën më të madhe të përfrocimit të skuadrave. Interesant është vetëm fakti se për dallim nga e kaluara kur më shumë futbollistë largohen nga Maqedonia, këtë vit janë shënuar 12-të transferime të futbollistëve që janë kthyer nga jashtë në kampionatin vendor.

Huazuar nga Alsat-M / Faton Zylbehari

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *