Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë punimet për sallën në shkollën tekstile

Fillojnë punimet për sallën në shkollën tekstile

11 shkurt-
“Në rajonin e Tetovës veçmë e ndërtuam sallën në Bërvenicë, sallën në Poroj, e ndërtuam në Shkollën Fillore ‘Nikolla Shtejn’, ndërsa në fazën përfundimtare është salla në Shkollën Fillore ‘Kiril Pejçinoviq’. Planifikohet edhe ndërtimi i sallës sportive në kuadër të Universitetit të Tetovës, ndërsa krahas këtyre projeketeve në fazën përfundimtare është ndërtimi i fushës së futbollit në Tetovë. Gjithashtu, në këtë qytet planifikohet edhe ndërtimi i katër terreneve të tenisit”, theksoi Gruevski.

Tetovë-Pas shkollës së mesme të mjekësisë, Gjimnazit, shkollës fillore në Poroj, poashtu edhe shkolla e mesme tekstile Gjoçe Stojçevski, do të ketë sallë sportive. Në këtë sallë të premten në mënyrë solmene edhe është vendosur gurrëthemeli për ndërtimin e sallës sportive.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shtatë muajt e ardhshëm do të investojë në ndërtimin e sallws sportive prej 650 metra katrorë, e pajisur me rekuizita sportive, garderoberë, dushë dhe hapësira tjera ndihmëse nw shkollwn e mesme tekstile.. Në këtë shkollë mësojnë 990 nxënës dhe deri tani kjo shkollë nuk dispononte me sallë sportive.

“Deri para disa viteve Tetova ishte qytet në të cilin vetëm një shkollë kishte sallë sportive personale. Gjendja e këtillë ishte përfundimisht dështuese për një qytet i cili ka traditë të pasur sportive. Gjendja e këtillë nuk ishte shembull vetëm këtu në Tetovë, por edhe në gjithë shtetin.

Ne vendosëm të hapim faqe të re në historinë e sportit në vend dhe t’ua mundësojmë të rinjve gjithë atë që e jetojnë edhe moshatarët e tyre nga shtetet e zhvilluara evropiane”, tha kryeministri Gruevski në fjalimin e tij.Për këtë qëllim, shtoi, ka filluar projekti për ndërtimin e 145 sallave shkollore dhe projekti për ndërtimin e 35 sallave të mëdha sportive qëllimi kryesor i të cilës është që të ndërtohen salla në çdo shkollë e cila nuk disponon me një objekt të këtillë.

“Në rajonin e Tetovës veçmë e ndërtuam sallën në Bërvenicë, sallën në Poroj, e ndërtuam në Shkollën Fillore ‘Nikolla Shtejn’, ndërsa në fazën përfundimtare është salla në Shkollën Fillore ‘Kiril Pejçinoviq’.

Planifikohet edhe ndërtimi i sallës sportive në kuadër të Universitetit të Tetovës, ndërsa krahas këtyre projeketeve në fazën përfundimtare është ndërtimi i fushës së futbollit në Tetovë. Gjithashtu, në këtë qytet planifikohet edhe ndërtimi i katër terreneve të tenisit”, theksoi Gruevski.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi tha se ne jemi plotësisht të bindur se kjo sallë do të shfrytrëzohen për aktivitete sportive, jo vetëm për nxnësit por edhe vetë qytetarët dhe zhvillimin e sportit.

Ministri Todorov tha se përmes implementimit të këtij projekti Qeveria dhe Ministria synojnë të kontribuojnë për çrrënjësimin e shprehive të këqia duke i nxitur të rinjtë të merren me sport me ç’ras do të stimulohet jo vetëm rritje dhe zhvillim i drejtë, por edhe koncentrim i përmirësuar, frymë garuese dhe ambicie tek të rinjtë. Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, ka shprehur përkrahjen e tij ndaj këtyre këto iniciativave.

Salla sportive është pjesë programit qeveritar që realizohen përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *