Home / Lajme / Maqedoni / Fillon legalizimi i ndërtimeve pa leje

Fillon legalizimi i ndërtimeve pa leje

23 shkurt-
E para, kemi mbi 300 mijë objekte në shtet të cilat nuk mund të lihen si hipotekë dhe me to nuk mund të bëhet tregti në tregun e patundshmërisë, pra 300 mijë objekte nëse duan zgjerim apo të marrin kredi, nuk mund të marrin. Gjithë kjo do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve kredituese dhe investuese në vend”, tha Vlladimir Peshevski, Zv/kryeministër.

Pas miratimit të ligjit për legalizimin e ndërtimeve të egra, ministrat sqaruan procedurën e cila parasheh që legalizimet të mund të bëhet vetëm në tre hapa.

Vërtetim për nënshtetësi apo kopje të letërnjoftimit, dëshmi për kyçje në infrastrukturën komunale apo ndonjë faturë për pagesë të rregullt të ndonjë shërbimi publik, dhe elaborati gjeodezik, janë tre dokumentet që qytetarët duhet t’i dorëzojnë në komuna nëse duan legalizimin e ndërtimeve të tyre.

Sipas ministrit Janakievski, për momentin në Maqedoni ka rreth 310 mijë ndërtime pa leje, ndërsa çmimet e elaborateve dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm, nuk do të jetë më shtrenjtë se 1 euro për 1 metër katrorë.

“Me ligjin e miratuar është parashikuar përfshirja e të gjitha ndërtimeve pa leje dhe mbindërtimeve të parashikuar me ligjin për ndërtim, ndërsa do të legalizohen edhe objektet publike shëndetësore. Dua të theksoj se për shtëpitë individuale mbetet pagesa prej 1 euro për 1 metër katrorë, ndërsa për objektet tjera që hynë përmes amendamenteve, do të legalizohen përmes pagesës së taksave komunale”, deklaroi Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Zv/ kryeministri Peshevski theksoi se efektet nga legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje do të ndikojnë që në një afat kohor, ekonomia vendase të zhvillohet me një dinamikë më të shpejtë.
“Efektet ekonomike të këtij ligji janë pozitive në disa aspekte.

E para, kemi mbi 300 mijë objekte në shtet të cilat nuk mund të lihen si hipotekë dhe me to nuk mund të bëhet tregti në tregun e patundshmërisë, pra 300 mijë objekte nëse duan zgjerim apo të marrin kredi, nuk mund të marrin. Gjithë kjo do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve kredituese dhe investuese në vend”, tha Vlladimir Peshevski, Zv/kryeministër.

Ministrat u shprehën se në bazë të këtij ligji, komunave u jepet afat kohor prej 5 vitesh që në planet e tyre urbanistike t’i përfshijnë të gjitha objektet që do të legalizohen. Ndërsa, mjetet financiare të cilat do të paguhen për legalizimin e objekteve, do t’u takojnë komunave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *